Më 29 prill të këtij viti, postova një shënim timin të titulluar “A do e shkarkojë Rama Ilir Metën?”, ku i sigurt parashtroja opinionin tim se Rama nuk ka asnjë arsye për ta bërë dhe nuk do ta bëjë. Gabova dhe kjo nuk është as hera e parë dhe as e fundit për mua.
https://kuendemi.blogspot.com/2021/04/a-do-e-shkarkoje-rama-ilir-meten.html
Nuk kisha parasysh “bastin” që kishin vënë amerikanët për
realizimin e Reformës në Drejtësi dhe largimit nga skena politike e dy “lojtarëve”
që e kishin penguar: Berisha dhe Meta. Pas shpalljes “non grata” të Berishës
(krejt e papritur për mua) e kuptova se jo vetëm kisha pak informacion rreth “gjeopolitikës”
amerikane në Ballkan, por edhe se kisha mbivleresuar Ramën dhe Berishën.
Situata politike në Shqipëri tashmë është krejt e ndryshme.
Eshtë e favorshme për politikanë të rinj, pak të korruptuar për të zëvendësuar
kastën e vjetër edhe pse në një shikim të shpejtë mund të duket si forcim i pushtetit
të Ramës. Sot më shumë se kurrë Rama ndjen se nuk ka pushtetin e plotë në Shqipëri
edhe pse ka kontroll të plotë brenda partisë të tij, e cila i ngjet një Brigade
Sulmuese të kohës së luftës. E megjithatë është shpejt për tu hedhur hedhur përpjetë
nga gëzimi. Ka shumë të ngjarë që Basha të jetë në krye të PD-së, që do të thotë
ende kontroll i Berishës në një tjetër detashment partizan. Shtatori nuk ka për
të sjellë ndonjë Parlament cilësisht më të mirë se të mëparshmit ndaj loja
politike do jetë e ngjashme. I vetmi ndryshim:
Amerikanët e kanë
demostruar hapur se ç’kërkojnë prej klasës politike shqiptare dhe nuk mund të bëhen
më lojra me ta.
Reagimi i Ramës (jashtë parashikimit tim) ka të bëjë pikërisht
me këtë mesazh të Amerikës, kur shpalli Berishën “non grata”. Mos kujtoni se
mund të na vërtitni ne! Ndaj edhe votimi i tij demostrativ në Kuvend është për
t’i treguar ambasadores Kim se do i bëjë ato, të cilat i ka premtuar.
Sigurisht që amerikanët e dinë mirë se cilët janë Gramoz
Ruci, Erion Veliaj, Taulant Balla, Erion Braçe dhe të tjerë lepuj të stanit të
Partisë Socialiste. As kanë ndonjë iluzion se këta njerëz mund të sjellin
Demokracinë në Shqipëri. Por vetë amerikanët nuk mund të “prodhojnë“ politikanë
të ndershëm dhe të pakorruptuar.
“Fabrika” e prodhimit është ky popull, i cili duhet të
kuptojë se ka shumë e shumë gjëra për të ndryshuar dhe më kryesorja është
rikthimi tek Ndershmëria në marëdhëniet
midis njerëzve, në biznese, në institucionet shtetërore, në shkolla dhe
spitale, në familje.
Ne vetë duhet të kuptojmë se kemi një ide shumë shumë të
gabuar se ç’është Shoqëria e Ekonomisë së Tregut. Nuk është shoqëria ku Nderi
nxirret në treg!
Haha...duhet ti nderrosh "informatoret"
ReplyDeleteEdhe per gjeopolitiken e Korces ke informacione dhe ide te gabuara , Po vazhdo ti o byrazer, une ceku te lexoj kur kam kohe