Dje erdhe më e rritur,
Me të gjatin bisht dhe me të gjatë gjuhë,
U përzjeve në tonat mendime
Për të kapur mes tyre insekte.
Por në të vrullshmet tona ndjenja,
Në trazimin e shkumëzuar të ideve,
Nuk gjete.
Sot ke ardhur pas udhëtimit në kohë,
Më e brishtë
Dhe më e mitur,
Nën një të blertë të ndritshme,
Si posa e dalë nga e Vogla Havana
Dhe prehesh pas një të shpejte mambo,
Me sytë e mëdhenj përgjon,
Sa të vërteta janë buzëqeshjet.
Ti, e vogla iguana.
Ne lakuriqësinë më shumë se trupave
Shpirtrave kemi.
Ti kthehu edhe nesër, edhe larvë,
E në mikrobotët midis nesh kërko!
Të duam edhe ty reptile e panjohur,
Dhe nuk e di përse,
A ndoshta se marrëzisht e dua dhe më do.
No comments:
Post a Comment