Elisabeta Imeraj është Prokurore e Tiranës, një post më i rëndësishëm edhe se ai i Pokurorit të Përgjithshëm. Më ra në sy gjatë seancave të pyetjeve të komisionit parlamentar, që merrej me çështjen e ministrit të atëhershëm të Punëve të Brendëshme Saimir Tahiri. Cështja “Tahiri” më kishte ngjallur interes, se për herë të parë një funksionar i lartë i Shqipërisë dhe krahu i djathtë i Edvin Ramës akuzohej për lidhje të drejtpërdrejtë me trafikun e drogës.
Edhe pse në krahun e duhur, prokurorja Imeraj më bëri përshtypje
për paturpësinë e saj dhe agresivitetin. Pavarësisht se sa fajtor ishte Tahiri,
puna e prokurorisë ishte shumë e cekët dhe pa prova, ndaj binte në sy që akuzat
më shumë se përpjekje për të dënuar një zyrtar të lidhur me krimin e organizuar
ishin pjesë e lojrave politike , që luheshin në Tiranë.
E emëruar në poste të larta nga Berisha dhe mbështetëse e
zellshme e “akrobacive’ të tij politike, prokurorja tërhoqi vëmendjen edhe të
Ramës, pikërisht për paturpësinë e saj, për aftësitë e saj intriguese me lirim
fajtorësh, hapje e mbyllje procesesh dhe shantazhe ndaj zyrtarëve dhe medias.
Rama jo vetëm e mbështeti për të qënë në krye të prokurorisë së Tiranës, por ka
bërë ç’është e mundur që ajo mos preket jo vetëm nga PS-ja, por edhe nga mediat
që ai kontrollon. Si rrjedhojë, i vetmi “zë në shkretëtirë“ ndaj saj ka qënë
portali reporter.al, i cili është vërtet një portal serioz, por që nuk ka
megafon të fuqishëm në Shqipëri.
Reportet.al, ndoqën dhe raportuan të gjithë procesin
qesharak të Vetingut të prokurores, e cila për të fshehur pasuritë, ka bërë një
divorc të rremë me të shoqin dhe jeton ende nën një çati me të, në vilën e tyre
trekatëshe. Nëse nuk ja kalon Adriatik Llallës nga pasuritë e grumbulluara,
sigurisht që Imeraj ja kalon shumë herë në instiktet e saj për të luajtur në
botën e nëndheshme të politikës shqiptare. Ajo nuk preket nga asnjë krah i politikës.
Një deklaratë të thatë kundër saj bëri gjatë fushatës Basha, por as në mediat
pro PD-së askush nuk merret me “përbindshen” Imeraj. Ajo ja hodhi Vetingut dhe
vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë Prokurorja më e fuqishme në vend. Në
duart e saj janë dosjet më të rëndësishme penale në Shqipëri.
E megjithatë duket se të huajt nuk po dorëzohen edhe ndaj këtij
rasti, që nxjerr lakuriq drejtësinë shqiptare, e cila nuk është as e vjetër dhe
as e re, por një Drejtësi e korruptuar dhe e manipulueshme nga politika. Përpjekjeve
të fundit të OMN-së (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) për të rishikuar
vendimin e Komisionit të Vetingut, që e nxirrte të pastër prokuroren Imeraj, i është
shtuarsot edhe zëri i ambasadores Kim. Ajo hapur ka kërkuar nga të gjithë sot,
dhe sidomos nga media, që të merren me rastin Imeraj, që është skandali më i madh
i procesit të Vetingut.
Do dorëzohet Rama nga mbrojtja që po I bën Imerajt me të
gjitha veglat dhe mundësitë që ka?
Kjo varet shumë edhe se me ç’dosje bën presion ndaj tij
prokurorja “përbindësh”.
No comments:
Post a Comment