Në plasaritjet e duarve
Që ju ngjajnë me toka të tharra,
Rrallë nga shiu njomur,
Ata derdhin të kripurit lotë.
Jo për vete që shpejt do ikin,
As për shokun që dje përcollën,
Por se të vetëm ndjehen në këtë botë.
Me gishtat që dridhen,
Telefonin që dridhet nga xhepi nxjerrin
Nxitojnë të prekin shënjën jeshile,
“Nuk na kanë harruar” buzëqeshin,
Dhe mbeten një çast,
Syzet me ngut kërkojnë,
Për të lexuar mesazhin:
“Javës tjetër baba më bëj një zile”.
“Të vështira kohë erdhën”
Mendojnë dhe tundin kokën
“Mbase duhet të kishim bërë më shumë fëmijë!”
Darkave i ze gjumi të veshur
Me tv mbetur në lajmet.
“ Kur do të shoh o bir?”
“Kur do më vish moj bijë?”
No comments:
Post a Comment