-Mirmëngjes!
-…gjes!
-Kërkoj shefen e zyrës.
-Kini takim?
-Jo, po mendova…
-Për momentin nuk ndodhet në studio.
-Vjen më vonë?
-Eshtë një informacion, që nuk mund t’ja u jap pa lejen e
saj?
-Po mund t’i merrni leje?
-Kur është jashtë studios nuk e praktikojmë marrjen në celular.
-Po nuk mund të më thoni nëse duhet të pres apo të vij më
vonë?
-O zotëri, po sa ja u spjegova që duhet të axhendoni
paraprakisht takim me të.
-Po mund të më siguroni ju një takim për sot ose për nesër?
-Ajo e kontrollon vetë axhendën e saj.
-Po ju përse jini këtu?
-Qënkeni i çuditshëm! Unë po tregohem shumë e sjellshme
me ju!
-Po çfarë sjellje është kjo kur nuk më krijoni mundësinë
të takohem me shefen.
-Po ku kujtoni se jini o zotëri që të takoheni pa pasur
një takim të axhenduar? Ju e njihni personalisht zonjën….?
-Nuk e njoh po do rri e ta pres këtu deri sa të vijë!
-Këtu nuk është bar ku mund të rrini e prisni me orë.
Eshtë një studio shumë e rëndësishme me lidhje edhe me partnerë europianë.
Prandaj faleminderit shumë për mirkuptimin.
-Po nëse nuk më thoni se kur kthehet jam i detyruar të
pres dhe nuk më bëhet vonë për partnerët europianë!
-Qënkeni tip shumë i vështirë!... Dhe përdorni
agresivitetin për të marrë nëpër këmbë një femër! Turp të kini se jini dhe i moshuar!
Unë tregova disponibilitetin më të madh për ju.
(I moshuari që posa
ka kaluar 62 vjetët merr çantën e shpinës në mes të shalëve dhe fillon të zbresë
shkallët e Zyrës-Studio, që ka lidhje edhe me partnerë europianë. Ndërtesa ka
ashensor por ai është i tronditur.)
No comments:
Post a Comment