Në një shkrim të tij të fundit të titulluar “Një ëndërr amerikane me syhapur”, Fatos Lubonja nëse nuk kritikon hapur shpalljen “non grata” të Berishës nga SHBA, hedh dyshime se nuk duhet të gënjehemi nëse veprimi i fundit amerikan në Shqipëri është pjesë e një plani të mirëmenduar, që do sjellë ndryshime në klasën politike të korruptuar shqiptare.
Gabimi i parë i Lubonjës dhe i atyre që ai i quan “shpresëndërtues”
është se konsiderojnë Amerikën dhe Europën e Bashkuar në faktor përcaktues për
fatet e politikës dhe rrjedhimisht shoqërisë shqiptare. Amerikanët vërtet duan
të jenë të pranishëm dhe ndikues në vendimet që merr Shqipëria për fatet e saj
brenda vendit dhe në rajon, por as duan dhe as kanë mundësi të merren me
“administrimin” e politikës dhe jetës shoqërore shqiptare. Veprimet e tyre të
viteve të fundit për Reformën në Drejtësi dhe së fundmi për të goditur Berishën,
janë ato të një tutori të dëshpëruar që fut duart vetë në projekt sepse nxënësi
i tij nuk është në gjendje të qullosë vetë. Nuk është detyrë as e Amerikës dhe
as e Europës së Bashkuar të na shpëtojnë nga Berisha, Meta e ndoshta edhe më
vonë nga Rama.
Departamenti amerikan i Shtetit hodhi një hap të pazakontë
për shpalljen “non grata” të Berishës, pikërisht duke parë se brenda vendit nuk
kishte forca që të sillnin “daljen jashtë loje” të tij dhe Metës në minimin e
demokracisë së vendit. Unë e konsideroj fat për Shqipërinë që Blinken bëri diçka,
të cilën nuk e ka bërë ende për dhjetra të korruptuar dhe minues të demokracisë
në vendet europiane ish-komuniste.
Departamenti i Shtetit dhe ambasadorët ameriknë, sigurisht që
në rradhë të parë shohin dhe mbrojnë interesat amerikane gjeopolitike, por fati
i jonë është se këto interesa përputhen edhe me interesat tona. Ndaj të hedhësh
dyshime ndaj projektit amerikan është njëlloj si të propagandosh “përrallat me
Sorros”, me lobet sërbe dhe greke në Amerikë dhe të tjera të ngjashme. Projekti
amerikan për të ardhmen e Shqipërisë mund të mos jetë i përsosur, sepse jo vetëm
që bëhet nga njerëz që edhe gabojnë(diplomatët amerikanë), por edhe ata vetë
janë në një numur të kufizuar dhe nuk mund të nxjerrin një projekt të përkryer,
sidomos për një vend ku dukuritë politiko-shoqërore shpesh herë nuk mund të parashikohen.
Një tjetër gabim i Lubonjës është se duke kërkuar të
përdoret “skepsis” i nevojshëm, le të kuptohet se prapa projektit qëndron edhe
Rama. Edhe nëse është i nteresuar për të qënë sa më gjatë në pushtet, Rama nuk
ka interes që kundërshtarët e tij të përfundojnë burgjeve dhe të dënohen për
korrupsion. Krijimi i një preçedenti të tillë afron mundësinë që herët a vonë,
shpata anti-korrupsion të prekë edhe koka të tjera.
Le t’i japim Amerikës atë që i takon Amerikës!
Ka bërë së fundmi tek ne një veprim që duhet të na bëjmë të
ndjehemi të privilegjuar, nëse krahasohemi me vendet ballkanike dhe vendet e
tjera të Europës Lindore. Krahasimet me veprimet e diplomacisë amerikane 50
vite më parë, si në Kili, Filipine apo në Amerikën Qëndrore,(si bëjnë disa analistë
të tjerë apo dhe Lubonja në komente të mëparshme) nuk kanë asnjë lidhje me
Shqipërinë e sotme, gjendjen e demokracisë shqiptare dhe pozitën e saj
gjeografike në Ballkan dhe Europë.
No comments:
Post a Comment