Duhet që në fillim të pranoj se kam qënë i mrekulluar pas betonit të armuar, që në kohët kur kam qënë student dhe deri disa vite më parë. Eshtë një material që ka revolucionarizuar teknologjinë e ndërtimit, me një plastiçitet të çuditshëm, me një proces kimik gati misterioz dhe me aftësi për t’i rezistuar agjentëve atmosferikë dhe tërmeteve. I ndryshoi fytyrën gjithë qyteteve europianë në fillim dhe më vonë atyre të të gjithë globit.
Por betoni armuar është një material ndërtimi shumë i ri dhe
edhe pse ka përcaktuar arkitekturën moderne, nuk ka asnjë lidhje me historinë
dhjetmijëvjeçare të ndërtimeve të gjithë bashkëzive njerëzore në të gjithë
kontinentet. Ka vetëm 150 vjet, që është shpikur dhe diçka më tepër se një
shekull, që ka hyrë në stil të gjërë në ndërtime.
Pyetja është: A duhet
të jetë betoni i armuar një material i përdorur gjërësisht në ndërtim, apo roli
i tij në arkitekturë ju përket vetëm dhjetvjeçarëve që ka kaluar dhe dy-tre të
tjerëve që vijnë më pas?
(Pyetja ka të bëjë vetëm me betonin e armuar, që është më i mundshëm
të zëvendësohet me material të tjera strukturore dhe jo për betonin që përdoret
për rrugë, sheshe, trotuare, pista aeroportesh etj., që ze një vëllim shumë të
madh, por është më e vështirë të gjesh zëvendësime me vlera të krahasueshme
financiare.)
Betoni i armuar ka tre elementë bazë, nga të cilët çimentoja
dhe hekuri (çeliku) prodhohen nga njeriu dhe kërkojnë energji për proceset
kryesisht kimike të prodhimit të tyre.
Cimentoja posa ka mbushur 200 vjet, që është shpikur dhe
tani prodhohet në të gjitha qoshet e globit. Ka shumë arsye, që prodhimi i saj
duhet të kufizohet:
·
Gjatë procesit të djegies së gurëve gëlqerorë për
prodhimin e saj, në atmosferë çlirohen disa lloje gazrash të dëmshëm si
bioksidet e karbonit dhe squfurit, oksid nitrati etj.
·
Në vendet ku energjia prodhohet kryesisht nga
termocentralet me qymyr ose naftë, energjia elektrike e përdorur në fabrikat e çimentos
shkakton gjithashtu dëmtime të mëdha të mjedisit.
·
Shfytëzimi pa kriter i guroreve të gurit gëlqeror
sjell dëmtime të mëdha jo vetëm të peisazhit, por edhe të gjithë mjedisit duke
dëmtuar florën dhe faunën e zonave.
Vlen për të shënuar se në 10 vendet prodhuese më të mëdha të çimentos janë
Kina, India, Brazili, Irani, Vietnami, Indonezia dhe Turqia, të gjitha vende që
janë ndër ndotësit më të mëdhenj të mjedisit. Dhe dy të parat prodhojnë më shumë
se gjithë vendet e tjera të marra së bashku. Ndaj nëse vendet e zhvilluara nuk
detyrojnë dot Kinën dhe Indinë të modernizojë industrinë e prodhimit të çimentos
për të lëshuar më pak gazra të dëmshme në atmosferë, atëhere duhet të ulin sa më
shumë të jetë e mundur kërkesat për çimento. Dhe nëse vendet e zhvilluara perëndimore
nuk duan të ulin kërkesat për çimento, për shkak të interesave të korporatave të
ndërtimit, atëhere diçka duhet të bëjnë arkitektët dhe inxhinierët.
(vijon)
No comments:
Post a Comment