Bujqësia lindi pikërisht në vendet rreth Tigrit dhe
Eufratit, ku si pasojë e përmbytjeve të shpeshta, aluvionet i bënë tokat më
pjellore. Nomadët panë, që mund të mbillnin fara dhe të kishin ushqim me bollëk
dhe të mos vërtiteshin më nga një vend në tjetri.
Dhe kështu nisi qytetërimi.
Ne u qytetëruam cazë si më vonë, se kishim male dhe pyje me
bollëk dhe plot dhi. Përmbytje kishim më pak dhe sigurisht më pak aluvione dhe
fusha pjellore. Ishim një vend birinxhi për të
imta, gjë që solli edhe plot të ardhur nga Vllahia, që na mësuan si të shtonim
llojet e djathit dhe të gjizës.
Pastaj erdhi Partija, që na “siguroi bukën në vend”, po na
la pa djathë dhe gjizë. Qytetërim gjende nanajko!
Iku Partia , po zunë edhe njerëzit të kthehen në nomadë dhe
të ikin nëpër botë dhe ta lenë tokën pa punuar.
Më vonë na erdhën “mëndtë“!
Pa bujqësi nuk ka civilizim. Ndaj dhe filluam nën parrullën “Shqipërija
punon tokën!” dhe me nënparrullën“Të mbyllen therrtoret”
Por edhe pse të gjithë, si një trup i vetëm, u angazhuam të
punonim tokën, uniteti Parti- Popull nuk pati mbështetjen e Perëndisë. Toka për
ditë të tëra u mbulua nga uji dhe Shqipëria nuk mund ta punojë më.
Shpëtuan pa u përmbytur vetëm bostanet rreth Korçës, në sajë
të investimeve largpamëse të Ridvan Bodes dhe Niko Peleshit, (duke cituar këtu
një lapangjoz, që lëpin ndonjë kockë, që i hedhin njëherë njëri dhe njëherë
tjetri).
Po Shqipërija nuk është vetëm bostanet përreth nesh.
Shqipërija më shumë se çdo gjë tani është Durrasana. Atje
janë mbledhur thuajse të gjithë dhe toka është shtrenjtuar shumë, se vlen për tu
ndërtuar.
Tokë kemi gjetkë po nuk kemi krahë pune.
Mbase duhet të nxitim sjelljen e afrikanëve dhe aziatikëve për
ta punuar. Bëjmë Zhvillimin Rural në fillim dhe krijojmë Llotarinë e Emigracionit
në Shqipëri. Po qe se do ketë përsëri të tilla
përmbytje, emigrantët vietnamezë, kinezë dhe indianë le të mbjellin oriz.
Për herë të parë sigurojmë orizin në vend dhe mund të
kthehemi përsëri në shtet ateist. Nuk ja kemi më nevojën Perëndisë!
Se helbete, prandaj Rilindje i thonë!
No comments:
Post a Comment