Dimri i 27 viteve më parë ishte më i mbushuri në ngjarje,
nga të gjithë dimërat, që kam kaluar(dëbora ka qënë thuajse gjithnjë e
pranishme në dimërat e mij).
Eshtë e vështirë të them se cilat ngjarje kujtoj më mirë apo
më kanë lënë më shumë mbresa: intervista e Azem Hajdarit në Zëri i Amerikës,
vendimi për lejimin e pluralizmit, tregimi i një dëshmitari nga Mitingu i Qytetit
Studenti, apo pikpyetjet, se “cilët janë këta?” Pas përmendjes në kronikat
televizive, se në krye të Degës së Korës së PD-së ishin Ilir Manushi dhe
Petrika Minga ndjeva zhgënjimin e parë. I njihja të dy.
Më pas erdhën mitingjet e shumta dhe fytyrat e Leka Meksit
dhe Neritan Cekës, krahas Berishës, për të cilin kur isha student kisha dëgjuar
në Tiranë fjalë shumë të mira, më qetësuan.
Në disa mitingje të tjera të dhëna nga TV shqiptar, pashë të
flisnin me të thirrura(ndoshta në Shkodër dhe Ersekë) personazhe “tragjikomike”
si Llambi Koçi dhe Taqkë Teleki, por tashmë të gjithë ishim pas PD-së, për të përmbysur
pushtetin qesharak të Pali Miskave dhe Lenka Cukove, sa pak rëndësi kishte se
kush fliste në mitingjet e Pd-së apo ato të Sindikatave. Ishte dehja , që
kishim të gjithë nga ndjenja e Lirisë, që po vinte dhe kur është i dehur njeriu
nuk ështëshumë e nevojshme , që të analizojë imtësisht gjithshka.
Kaluan shumë vite dhe personazhet më të dëgjuara të atij
dimri kanë gjetur vendet e tyre në jetë, apo në mendjen e njerëzve. Nga emrat e
sipërpërmendur, më kanë zhgënjyer plotësisht Meksi, Neritani dhe Berisha.
Mendoj se të tre duhet të “bëjnë ca vite burg” për ato, që i kanë punuar këtij
vendi.
Në një video të marrë fshehur dhe të shpërndarë sot në
media, del sërish
duke thirrur Taqkë Teleki,
Taqka nuk duhet marrë seriozisht, sepse “në tym” ka thirrur
atë kohë për Lirinë dhe “në tym” thërret edhe sot kundër gazetarëve, se e “ka
marrë në telefon konsulenti i kryeministrit”.
Ajo për të cilën vlen të shkruash është se edhe 27 vjet pas
rënies të Diktaturës, ka ende nëpunës të lartë, që telefonojnë “për të mbytur
lajmin”.
Herë herë kam dëgjuar për histori “të blerjes të të gjithë
gazetave” nga Bashkia e Korçës, kur ka pasur kritika për Peleshin ose Filon.
Nuk i kam besuar se më duket si absurditet, sot, në kohën e “bumit” të
informimit, që të përpiqesh të “mbytësh lajmin”.
Por si duket edhe nga fjalët e Telekit, kryeministrija është
e interesuar, që të paktën televizionet mos japin lajmin, që një Drejtoreshë e
Rilindjes dhunon edukatoren vartëse në sytë e fëmijëve.
Dhe për këtë duhet të klithë Teleki!
Përse vallë klithte 27 vite më parë?
No comments:
Post a Comment