Tuesday, 5 December 2017

Lumi Fiko (Poezi nga Tang Yin)

Tang Yin eshte poet dhe piktor kinez i shekullit te XV i Dinastise Ming. Nje poezi e tij e perkthyer sipas variantit anglisht te anglezit Campbell.
Lumi Fiko zbret nga malet
Lumi Fiko
Lumi Fiko mbush kanalet
Lumi Fiko.

Lumi Fiko, lumi jonë
Lumi Fiko
Gurgullon me plot jehonë
Lumi Fiko.

Mbushim ujë, lajmë oborret
Lumit Fiko
Na i mbush plot orizoret
Lumi Fiko.

Buzëqesh, gjithnjë i qetë
Lumi Fiko
Gjithë fshatrat mbush me jetë
Lumi Fiko

Vajzat atje lajnë flokët
Lumit Fiko,
Se më poshtë i presin shokët
Lumit Fiko

Porse në e kap inati
Lumin Fiko,
Turbullohet, del nga shtrati
Lumi Fiko.

C’gjë të vyer kemi ne
E merr përpara
E degdis plot me hare
Nëpër ara.

Ndaj dhe ne i biem n’gjunjë
Lumit Fiko
Të mos na mbulojë me ujë
Lumi Fiko.

Lumi Fiko zbret nga malet
Lumi Fiko,
Ec përpara dhe nuk ndalet

Lumi Fiko.

No comments:

Post a Comment