“Këtu në Mokum* është
gjithshka. Edhe spjegimi. Ndoshta edhe thesari”mendova ndërsa shiu nuk kishte të
pushuar. Nuk më mbeteshin edhe shumë ditë për tu kthyer. Gjithshka duhej të
kryhej në këto tre ditë. Edhe pse shiu nuk ka ndërmend të pushojë.
Nuk dija se ç’do më priste në rrugën “Nieuw-Zeelandweg” në
numurin 2065. Më kishin thënë të mos merrja taksi. GPS tregonte 6.2 km dhe 1
orë e 22 minuta ecje. Ndoshta pa llogaritur shiun. Ti më pate thënë, që shiu të
vonon në ecje edhe sikur të jetë i butë. Ky shi është e rrëmbyeshëm.
“Dëgjoji mirë këto, që
po të them. Mos më ndërprit. Atje është krijuar simboli jonë. Më vonë ata e
kthyen në flamurin e Amsterdamit. Eshtë sfond i kuq dhe një shirit i gjerë i zi
në mes. Të shpuara në të zezë janë 3 ikset. E kanë shpuar tej e përtej deri sa
duket e bardha. Në fillim ishin dy. Të tretin e shtuan më vonë hebrenjtë. Ne duhet
të shtijem në dorë dokumentin e krijimit. Eshtë i shkruar në shqipe të vjetër.”
Plaku Kondil kishte
pushuar së foluri pasatij ligjërimi të shkurtër. I shkoi edhe me njërën dorë
flokëve të gjata të thinjura dhe mori frymë i lodhur.”
Nuk kishte numur 2065. Kishte 2063, kishte edhe 2067. Të dyja
ishin depo të mëdha. Pranë Portit Perëndimor të Amsterdamit. Midis tyr, një hapësirë
bosh, që zor sr kishte pasur ndërtim më parë. Ishte shumë e ngushtë.
Nuk mund të pyesja kënd. Nuk duhej. Më kishin porositur të
mbaja çdo gjë të fshehtë. Edhe nga ti. Dhe nuk mund të kthehesha pa Aktin e
Krijimit. Ishte një lloj dënimi me vdekje. Nuk kishte rëndësi nëse do ma jepnin
apo do ja jepja vetes.
Një nga portat e mëdha të depos me numur 2067 u ngrit. Një
furgon i zi doli, por nuk arrita të dalloja drejtuesin e tij. Nuk kishte ç’më
duhej. Ndërsa furgoni largohej në drejtim të jugut, goja e errët e depos filloi
të mbyllej ngadalë.
...
No comments:
Post a Comment