Eshtë një shprehje e njohur në botën juridike dhe atë të
hetimeve, por është e vlefshme për të gjitha llojete ngjarjeve.
Këtë mendoja ndërsa lexoja një shkrim të Mustafa Nanos,
“Takimi i parë me Kadarenë“ të botuar në gazeta “Mapo”.
Kam shkuar në takimin që tregon Nanoja, si qindra të rinj të
tjerë të Universitetit dhe ndoshta kujtimet e mija janë të ndryshme dhe po aq
“të dyshimta”, sa të Nanos dhe të çdo pjesëmarrsi tjetër. Varet nga ç’farë të
le mbresë dhe se si shndrohet gradualisht në mendjen e gjithsejcilit, ajo , që
ndodhi në atë takim.
Ndoshta ishte tetor, por nuk u përmend, që takimi të ishte në
kuadrin e “Muajit të Letërsisë dhe Arteve”, sikundër ndodhte me qindra takime të
këtij lloji në qendra pune, shkolla, reparte ushtarake.
Nxituam të shkonim sa e mësuam dhe çuditërisht salla e madhe
e Korpusit Qëndror ishte plot edhe pse s’kishte aq shumë studentë në atë
Korpus. Ishte viti 1981 dhe në atë godinë zhvillonin mësimet Juridiku,
Filozofia dhe klasat e larta të Inxhinierisë. Duket, që kishin ardhur edhe
studentë nga fakultete të tjera se numuri i pjesëmarrësve ishte shumë i madh.
Ismaili erdhi i shoqëruar vetëm nga kritiku Tefik Caushi,
pedagogu jonë i estetikës. Mu krijua përshtypja, që vetë Kadareja e kishte kërkuar
këtë takim.
Ato kohë, ai dilte shpesh paraditeve me Tefikun në
bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe zakonisht ecnin në trotuarin në anën e
Kryeministrisë. Për rininë studentore Ismaili ishte letërsia dhe arti shqip.
Kishte statusin e një “rock-star”, por për vetë natyrën e kohës ku jetonim, të
gjithë e shihnin me admirim, por nuk shkonte njeri t’i kërkonte autograf. Nuk i
kërkohej asnjë sportisti apo artisti të famshëm. Vetëm kur vinin futbollistët e
huaj dhe kur kishe mundësi t’ju afroheshe.
Në fillimin e viteve ’80, Ismaili kishte pasur disa probleme
me botimet dhe nuk është e pamundur, që ai të “testonte” pjesën më të përparuar
të rinisë dhe njëkohësisht të merrte ose t’i jepte ndonjë “mesazh” regjimit.
Foli rreth gjysëm ore për letërsinë shqip, për autorët
kosovarë dhe ngjarjet në Kosovë, duke u treguar si gjithnjë me kurajë por edhe
me një lloj ambiguiteti. Në sallë nuk pipëtinte njeri. Autoriteti i Kadaresë
ishte i padiskutueshëm. Më la mbresë përmendja e Anton Pashkut, që lidhej me
reagimet e një pjese të kritikës kosovare, që e quante “jo të devotshëm” se
kishte shkruar dia vjersha për Titon. Ismaili ishte i mendimit, që vepra cilësore
nuk ka pse të hidhet poshtë për ndonjë lëshim “kompromisi”, që ka bërë autori.
Pastaj nisën pyetjet e studentëve, të cilat shkonin në
presidium, të shkruara nëpër pusulla. Pyetjet rreth çmimit Nobël ishin të
pranishme dhe Kadareja u përgjigj pak a shumë “kam një lloj bezdije nga kjo
histori e Nobelit, që po zgjat kaq shumë“. La të kuptohej, që ishte i pakënaqur
me Akademinë suedeze dhe se forca të tjera ishin në lojë.
Një pjesë e pyetjeve ishin disi provokuese për raportin e
tij me Dritëroin. Kështu, për suksesin e poemës “Nënë Shqipëri” në Europë,
Kadareja u përgjigj” Poezia lexohet sot në Perëndim shumë më pak se më parë
ndaj dhe tirazhet e librave me poezi janë më të ulta”. Kuptohej, që disa pyetje
e nervozonin dhe një pjesë të madhe i la pa përgjigjur si “të përsëritura”, ose
“që nuk kanë ndonjë vlerë“.
Kadareja u duk se iku i zhgënjyer nga ai takim. Nuk di se sa
e njihte ato vite rininë universitare, porn e. që jetonim konvikteve e kishim
një ide të qartë.
Ishin vitet, kur kuotat e pranimit në universitet ishin më të
ultat dhe favorizoheshin rrethet e vegjël, për të pasur kuadro, që mund të
punonin në zonat e largëta. Numuri i studentëve kryeqytetas ishte në minimum
dhe po ashtu I studentëve nga qytetet e mëdha.
Ndjehej një lloj “militantizmi”të studentëve, pas viteve më
të egra të terrorit të filluar në vitin 1973.
Për fat të keq, një pjesë e mirë e konviktorëve, me siguri
mendonin se Shqipëria dhe Enver Hoxha ishin në qendër të të gjithë bisedave, që
zhvilloheshin në botë. Pas tyre edhe Kadareja dhe çmimi Nobël i munguar.
Këtë Ismaili arriti ta dallojë dhe iku pa buzëqeshje nga
salla e tejmbushur.
Këtë nuk arrin të kujtojë Nanoja, konviktori nga Corovoda i
atyre viteve.
Cuditërisht edhe unë nuk kujtoj se me kë shkova në atë
takim. Veç jam i sigurt që mendimet e mija nuk i ndava me kërkënd.
No comments:
Post a Comment