Kështu tha njeriu më i pushtetshëm në botën e sotme, Donald
Trump. E kishte fjalën për gratë. Dhe nuk është sekret, që njerëzit me pushtet i
duan shumë gratë. Pa dallim feje, krahine dhe ideje. Mjafton të jenë të reja
dhe të bukura. Po qe se dinë edhe dy tre gjuhë
të huaja, kjo është një bonus.
Flitet edhe, që pushteti është një afrozodiak i përsosur,
por nuk ka ende studime të plota shkencore, në vende të ndryshme, në sisteme të
ndryshme shoqërore dhe nivle të ndryshme sociale.
Për shembull asnjë nuk mund t’i japë përgjigje të menjëhershme
pyetjes: A të shton menjëherë emërimi në krye të KESH-it oreksin seksual? E mora
si shembull sikundër mund të merrja Drejtorinë e Postave, atë të Ujrave, Gjykatën
e Apelit, Drejtorinë e Patentave e çdo vend tjetër ku ke shumë vartëse gra dhe
jo pak në dorë.
Di një drejtor ferme të kohës së Dullës, që megjithëse
rrumbullak dhe i shëmtuar kishte nga një të dashur në çdo sektor dhe kjo jo vetëm
nuk e pengonte në punë, por e bënte më të suksesshëm se nuk kishte nevojë të
kthehej dhe të flinte në qytet në gruaja.
Pra , si do e argumentonte një mësues filozofije i kohës së
Diktaturës, mund të themi se shtimi i oreksit
seksual pas ngritjes në detyrë ka karakter objektiv.
(Për ata që nuk kanë studiuar Materializëm Dialektik, të qënit
objektiv nuk ka të bëjë me shikimin e grave si objekt, por me faktin , që
subjekti burrë me positë nuk e kontrollon dot veten. Nuk është në dorën e tij.)
A ndodh e njëjta gjë kur ngrihen gratë në detyrë?
Për fat të keq, kjo botë është ende bota e burrave dhe gratë
me positë janë një dukuri kryesisht e re. Duke patur shumë pak të dhëna
statistikore, jo vetëm tek ne, por edhe në botë, nuk mund të themi asgjë rreth
kësaj hipoteze.
Për shembulll të gjithë do çuditeshim po të dëgjonim një
rregjistrim të gruas më të fuqishme në botë, që në floktore t’i mburrej berberkës
“Unë në fillim i puth, pastaj i ze për..!” Jo vetëm që do ishte lajmi më i bujshëm
në të gjithë planetin, por Merkelin do e shkarkonin menjëherë, si të metë mendërisht.
Fundi i llafit nuk ka studime për to!
Ndaj le të kthehemi në burrat e fuqishëm që duan gratë dhe në
gratë e pafuqishme për t’ju rezistuar burrave të fuqishëm.
Vetë solidarizohem me të dytat dhe i admiroj. Mendo se si do
ishin pa to burrat e shtetit apo edhe nëpunësit e tjerë nga ministrat e deri në
drejtorët.
Të pamotivuar!
Me uri seksuale në sy!
Të ç’organizuar!
Prandaj një pjesë e mirë e tyre bëjnë dashuri ose me
sekretaret ose me shefet e kabinetit. (Për këtë ka statistika.) Të përgjëruara
ato jo vetëm mbajnë shënim çdo gjë të mençur që del nga goja e të fuqishmëve, por dërmohen në
punë për të ndjekur imtësisht çdo detaj të ditës së punës së bosit.(Zakonisht
ditët e punës së tyre përfshijnë të 24 orët me gjithë gjumë.)
Dhe ku mund të prehet më mirë se në gjoksi me silikon i shefes
së kabinetit, pas një dite takimesh intensive me diplomatë, biznesmenë dhe
hallexhinj, shefi?
Dhe në ato caste, situatën e merr në dorë ajo- sekretarja
ose shefja e kabinetit.
Në fillim e puth, pastaj…
No comments:
Post a Comment