Më bien në dorë shumë rrallë libra poetësh shqiptarë dhe kam
pak ide se ç’ndodh në poezinë e sotme shqipe. Në rastet, kur nga mediat, më
vijnë stërka të “baltës së poezisë“ më lindin pyetjet “A është ideja ime rreth
poezisë e prapambetur apo bëhet fjalë për “perversitet” në poezi?” dhe “A duhet
quajtur vargëzimi i çdo lloj shtjellimi mendimesh- poezi?”
Rasti më i fundit dhe më flagrant është poezia “Mallkimi i
parë“ i (le ta quajmë poeteshë) Rita Petros, në të cilën pasi renditen një sërë
vargjesh të rëndomtë erotikë, mbyllen me “Në
djall vafsh ti o Atë/ Bashkë me mallkimin tënd! Vëllai im/ Unë dua të bëj inçest
me ty!”
Në shikimin e parë është thjesht një perservitet, që tregon
për problemet mendore të autores pasi mbi të gjitha është një pereservitet i dënuar
edhe me ligj. Por le të mendojmë me thellë duke dashur të mos e gjykojmë dhe të
mundohemi të zbulojmë metaforat ose një mendim të thellë poetik. Nuk arrij të
kuptoj asnjë të tillë, sepse gjithshka është e thën troç, pa nënkuptime dhe në
mënyrë vulgare. Edhe përpjekja e sforcuar se mbase aludohet për dashurinë e
femrës së parë me “vëllezërit” njerëz, nuk sjell asnjë ngacmim filozofik apo
estetik.
Duhet pranuar, që në kokën e cilitdo, qoftë ky edhe krijues,
shkojnë e vijnë ndonjëherë mendime të cilat munt jenë në kundërshtim me “tabutë“,
mund të jenë alogjike, ose edhe deri perverse. E megjithatë ata, që bien preh e
“zhvillimit” të tyre në kokë, ose për më tepër, që përpiqen me to të bëjnë art,
mbeten njerëz perversë.
E megjithatë edhe “perserviteti” është i llojeve të ndryshme
dhe ka raste, që tingëllon mirë edhe në art. Mes shumë shembujsh, është një i
njohur i këngës së Pati Pravos “Pensiero stupendo”, ku flitet për një marëdhënie
treshe në shtrat.(Kënga është e 40 viteve më parë.) Por qoftë narracioni apo
drojtja për të shprehur dëshirën perverse, “mëkatet e ëmbla” jepet me ritëm dhe
artistikisht. I shoqëruar me melodi, krijimi e ruan profilin e një vepre
artistike.
Dhe ti…/ Dhe ne…/Dhe
ajo…/ Mes nesh…/Do doja…/ Do deshim…/Dhe ajo tani do dojë./ Duart, të sajat/ E
më pas sërish ne të dy/ Do doja për të qeshur a për dashuri/ Varet nga unë/ E përsëri
ti/ Dhe përsëri ne/ Dhe ajo edhe njëherë mes nesh…
(vijon)
No comments:
Post a Comment