Poltrona në pushtet është një universitet më vete. Ose më
mirë është disa universitete bashkë. Dhe ko ndodh në çdo kohë dhe vend, e
sidomos sa më i prambetur të jetë vendi.
Sigurisht, sa më e rëndësishme poltrona aq edhe më “i
zhvilluar” arsimimi shtesë i poltronmbajtësit.
Kujto, që një nëpunës jo shumë i lartë i Komitetit
Ekzekutiv, gjatë diskutimeve për ndërtimet dhe arkitekturën përforrconte fjalët
e profesionistëve parafolës duke tundur kokën gjithë kompetencë; “Po po, një trajtim vëllimor horizontal do ishte i
domosdoshëm!” ose “Duhet të kemi prioritet koordinimin e mirë të infrastrukturës”.
Kishte mbaruar diçka si biologji dhe s’kishte sepse të dinte
as nga arkitektura dhe as nga ndërtimet, por koha e gjatë zyrave i kishte
krijuar bindjen në vetvete, se ishte thuajse një gjysëm profesionist.
Gjatë diskutimeve për Kullën Vrojtuese, doli në pah
“kompetenca” e Raqi Filos, rreth “relativizmit të shijeve në arkitekturë“,
teorisë së “shock of the new” dhe të tjera mbrojtje apo sulme ndaj objekteve të
caktuara duke përdorur krahasime me vepra të arkitektëve lokalë apo edhe të
huaj.
Bëra habi me “kompetencën e fituar” në një kohë jo shumë të
gjatë si nënkryetar dhe kryetar, pasi e kisha njohur më parë dhe nuk ishte në
gjendje të jepte as mendime rreth arkitekturës së shtëpisë, që po ndërtonte për
vete.
Të gjitha këto mu kujtuan ndërsa lexoja në shtyp , një debat
që kishte bërë rreth përmbytjeve , Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, ku i
drejtohej bashkëfolësit pak a shumë me fjalët “Mos më dil në Rilindja Urbane se
atje të bëj copë!”
Ishte një deklaratë e ndjerë e dikujt, që sinqerisht beson
se është “kompetent” në çështjet e arkitekturës dhe urbanistikës.
Ka një thënie, të arkitektit Renzo Piano (një prej më të mëdhenjve,
që rrojnë) “Në arkitekturë duhet të rrosh 150 vjet, se 75 vitet e para të duhen
për të mësuar”, që duket pak e ekzagjeruar, por që është e vërtetë për ata, të
cilët punojnë në këtë profesion.
Kori i puthadorësve si dhe ai i vizitorëve nga Tirana, që
vlerësojnë Korçën e ka bërë Nikon plotësisht të bindur se “të bën copë në çështjet
e urbanistikës”dhe për këtë nuk i duhet as shkollimi dhe as 75 vitet, por i
mjaftojnë 10 vite në karrige “vendimmarrëse”. Me mendjelehtësinë, që të krijon
poltrona (ose i detyruar edhe nga marëveshje të errëta të shefit të tij Rama)
Nikoja vazhdon t’i lerë “dorë të lirë“ për të projektuar thujase gjithshka në
Korçë, arkitektit australian Pitë Uillsën. Ky i fundit edhe sikur “gjeni” të
jetë nuk ka as përvojën dhe as kohën të projektojë një llojshmëri kaq të gjërë
veprash.
Poltronat e mëdha kanë bërë të stepen edhe një pjesë e mirë
e profesionistëve në Shqipëri se mos “i bëjnë copë“ Peleshi dhe shefi i tij i
shumëditur, Edi Rama.
No comments:
Post a Comment