Ka një zhurrmë në gjithë mediat opozitare se “Rama tradhëtoi
interesat kombëtare”, “I ktheu kurrizin Amerikës për Turqinë“, “I nguli thikën
në shpinë Amerikës” e të tjera si këto, që lidhen me votimin e fundit në OKB,
rreth çështjes së njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.
Duket një përfitim nga rasti për të “nxirë“ gjithshka , që bën
Rama edhe pse janë vetë këto media bashkë me politikanët e opozitës, që jo
rrallë i “vërsulen” ambasadorit amerikan.
Por le të shikojmë më objektivisht rastin e rezolutës
antiamerikane lidhur me njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.
Reagimi kundër veprimit të Trump-it ka qënë i përgjithshëm
edhe para se të bëhej zyrtar. Të gjithë aleatët europianë të Amerikës, bënë ç’ishte
e mundur, që mos hidhej ky hap , sepse nuk ishte ndërkombëtarisht i ligjshëm,
por mbi të gjitha do keqësonte mundësinë e zgjidhjes të konfliktit të përhershëm
Izrael-Palestinë dhe do shtonte rekrutimin e ekstremistëve islamikë kudo në botë.
Dhe megjithatë “The Donald” e hodhi atë hap, sipas shumë
komentatorëve amerikanë, për të ndryshuar objektin kryesor politik në Amerikë të
këtyre muajve, që është hetimi nga prokurori special Mueller, rreth një bashkëpunimi
të mundshëm të ekipit elektoral të Trump-it me Kremlinin për zgjedhjen e Trump
si President i SHBA.
Jo vetëm si rezulton nga votimi i rezolutës, ku përkrah
Amerikës janë vetëm disa vende mikroskopike, por edhe nga sondazhet e bëra në
publikun amerikan, njohja e Jeruzalemit përkrahet nga një pakicë e popullsisë
amerikane.
Për më tepër edhe brenda vetë Izraelit, të kënaqurita janë
ekstremistët dhe qeveria e Bibi Netanjahut, sepse mbi 70% e popullsisë nuk janë
dakord me vendimin e SHBA.
Ndaj të bësh Ramën fajtor, se udhëzoi të votohej si do votonin
Gjermania, Franca , Italia dhe Anglia
është e padenjë.
Edhe mund të zgjidhej rruga e abstenimit, si u zgjodh nga
shumë vende të rajonit, apo edhe nga Kanadaja dhe Australia, por kjo nuk do përbënte
ndonjë ndryshim të madh veç një lloj përkeqësimi të marëdhënieve me vendet
arabe, edhe me të cilët kemi bashkëpunim dhe interesa.
Unë nuk mund të spekulloj, se cilat kanë qënë arsyet e këtij lloj votimi nga Rama, pasi ky i fundit
nuk njihet as për parime dhe as për balancë, por në këtë rast, më shumë se
motivet, rëndësi ka qëndrimi , që mban për një çështje ndërkombëtare.
Qëndrimi i Trump për Jeruzalemin është i gabuar.
Ai ësht shumë i ndryshëm nga ai i presidentëve Karter, Regën,
Bushëve, Klintonit dhe Obamës.
Ndaj pavarësisht nga kërcënimet e tij(tepër amatoreske dhe që
nuk funksionojnë), Shqipërija bëri mirë, që mbajti linjën europiane.
Në fund të fundit Trump nuk ka pse të identifikohet me
Amerikën.
Të shohim nëse do i mbyllë dot 4 vitet e Presidencës pa u
detyruar të japë dorëheqjen!
No comments:
Post a Comment