Jo nga unë,
As nga humbja nuk frigesh më.
Dridhesh në gjumë,
Të linjtat kafshon,
Qan nën zë.
Ai që kohësh humbe,
Frymë merr thellë në të njëjtin shtrat.
Ke frikë kur zgjohet,
Kur nis të ledhaton,
Kur rëndë mbi ty dihat.
Flake të fundit frikë,
Dhe vetëtimthi vendeve vrapo!
Pritja e tejskajshme të bën të ligesh,
Rrudhat fytyrës së bukur i shton,
Drithërohesh çdo cast,
Ndaj nuk e di pse ke zgjedhur të frigesh!
No comments:
Post a Comment