Sunday, 7 March 2021

Ti frigesh XXIV

Mbrëmja të bie supesh,

Si një shall i zi gjithë hoje,

Të mbulon pakëz dridhjen,

Thithëzat që prekjen kërkojnë,

Përskuqjen e qafës,

Vështrimin plot droje.

Afshi që të pret,

Në atë lojë kapërthimesh,

Mbi të hollën cipë lehtas ndriçon.

Sa shumë do të hysh në të pafundmen natë,

Në të panjohurën që ripërsëritet,

Në botën e krijuar veçmas për ne!

Dhe përsëri ti frigesh.

 

No comments:

Post a Comment