Lexova një intervistë të zotit Niko Kotherja, i cili me sinqeritet merrte përsipër gjithshka është bërë për riorganizmin e Muzeut të Arsimit Kombëtar, ose si njihet më thjesht nga të gjithë-Mësonjtorja e Parë Shqipe.
Dua ta përgëzoj zotin Kotherja për punën e madhë që ka marë
përsipër të bëjë. Rezultatet e saj mund t’i gjykojnë historianët dhe gjuhëtarët
shqiptarë. Nuk po hyj në përmbajtjen e Muzeut se nga mijra kilometra larg, si
dhe nga spjegimet e historianit Kotherja nuk mund të krijoj ndonjë ide as edhe
të mjegullt.
Kam punuar për ngritjen e Muzeut më 1987 dhe duhet të them që
për platformën e tij (rreth 300 faqe) kishin punuar shumë historianë dhe gjuhëtarë
të Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë në Tiranë. Dy prej tyre qëndruan gjithë
kohën prej 5-6 muajsh pranë grupit tonë të projektimit dhe të realizimit. E përmend
këtë për të thënë se përpjekja e Kotheres ka qënë vërtet titanike. Druhem se kështu
ju ndodh amatorëve, të cilët marrin përsipër më shumë se ju mbajnë supet e
tyre.
Kur them amator, nuk dua të ul pasionin ose njohuritë e
historianit në fjalë, por veç të theksoj se pasioni i madh i amatorëve, shpesh
bën “t’I hyjnë detit më këmbë“. Ka dhe një arsye tjetër që më bën të dyshoj për amatorizmin e tij, se përdor
fjalën “muzealizim”(e re në shqip) të Muzeut, që nëse i referohemi gjuhëve të
huaja nga e ka sjellë, ka kuptimin që e bëri gati Muzeun për ta futur në Muze.
Po a është tërësisht i sinqertë Kotherja?
Kam frikë se jo.
Nëse do kishte përvojë nga ngritja e muzeve, duhet të dinte
se historianët punojnë krah për krah me arkitektët dhe nuk e ndajnë përgjegjësinë.
Janë të parët që vendosin se si do shpërndahen eksponatët, se cilat do jenë
pikat që do theksohen, se si duhet konceptuar ndriçimi, se cila materiale duhet
të përdoren etj.,etj. Për më tepër nuk mund t’i largohet përgjegjësisë se si
historian duhet të dijë domosdoshmërinë e ruajtjes së vlerave historike të Mësonjtores
së Parë si ndërtesë. Ndaj duhet të kishte ndalur dorën e ]do arkitekti të papërgjegjshëm,
nëse e quan veten “muzealist”, korçar dhe historian.
Pa dashur të akuzoj pa të drejtë zotin Niko Kotherja për
ndonjë “abuzim” me fondet financiare të Muzeut, po i them, se mbajtja në një
rreth të ngushtë njerëzish, pa konsultime, pa angazhuar historianë dhe gjuhëtarë
korçarë, që janë gjallë, shpie në “afera” të dyshimta
historian-arkitekt-zbatues.
Dhe së fundi, por jo e dorës së fundit!
Ju zoti Kotherja, që e njihni mirë Korçën, historinë e saj
dhe Muzeun, e dini fare mirë se kush ishte marrë për 40 vjet me restaurimet dhe
me historinë e ndërtimeve në Korçë, përfshi këtu edhe Mësonjtoren. Quhej Kliti
Kallamata, nga i cili ju nuk u munduat të përfitonit ide dhe këshilla sa ishte
gjallë.
Ndaj para se të na përqafosh të gjithëve, është mirë që me
modesti dhe përulje para korçarëve të thuash “aq dita dhe aq bëra”!
Nëse ke bërë shumë dhe mirë janë korçarët që do të të
vendosin në piedestalin nga ke hequr gërmat!
No comments:
Post a Comment