Vava më tha që nuk e bën vaksinën, jo se është antivaksinist apo ndjekës i Alfred Cakos, por se nuk i beson qeverisë së Ramës dhe cilësisë të vaksinave që sjell.
Nuk ka faj!
Të njëjtën gjë po mendoj edhe vetë, tani që një lloj
komisioni në Kanada po sugjeron që vaksinat AstraZeneca të mos bëhen për ata që
nuk i kanë kaluar të 55-at. Unë sa i kam kaluar vetëm 7 vjet më parë dhe jo vetëm
që ndjehem më i ri se 55, por edhe kam të drejtë të pyes si zgjidhet ky numur.
Ka të bëjë me gazetën “55” të Fahri Balliut? Ka të bëjë me moshën e pensionit të
mësuesve në kohën e Diktaturës? Si u gjetën këto dy 5-a dhe ne që i kemi kaluar
duhet të rrezikojmë të na bëhet ndonjë trombozë?
Ja sa lehtë nga një përkrahës i Bill Gates, unë mund të
kthehem në kundërshtar i tij i flakët. Mbase Billi nuk ka faj, po mua më vjen t’i
shkrehem : Të kam dhj… mu në AstraZeneca,
mu në Oksford, mu në Organizatën Botërore të Shëndetsisë dhe mu në Fondacionin
që ke me gjithë Melisan!....hë se harrova edhe mu në doktor Fauçi!
Se kur vjen puna në by… vetiake nuk më bëhet vonë as për ato
që kam shkruar dhe as për ato që kam thënë!
Prej gjaku jam dhe unë! Dhe në gjak kam edhe trombocite, të
cilat mund të më kthehen në tromboza!
Kjo puna e dynënshtetësisë më jep dorë, se mund të nisem për
në sheshi Skënderbej dhe të bëj vaksinën kineze, po kam edhe frikë se mos më bëjnë
për budalla. Mund të thonë edhe që po shkoj të votoj kundër Peleshit, kur unë
nuk kam asgjë kundër tij , Xhaçkës, Spiropalit apo heqimit që dikur shiste celularë.
Aq më pak ndaj Marenglenveras, e cila më sjell ndërmend edhe
internacionalizmin, që më vlon në deje.
Të vaksinohem apo mos vaksinohem, kjo është çështja!
Mbase duhet bërë durim sa të vijë ajo Xhonson dhe Xhonson
dhe Xhonson sërish. Eshtë dhe me një dozë dhe si do që të vijë puna, është si
ajo shprehja “në kokë e në gropë“. Këto të tjerat kanë edhe torturën që duhet bërë
prapë pas dy muajsh dhe nuk di as nëse ke imunitet, as nëse do kokëlosesh herën
e parë apo herën e dytë dhe se ç’do ndodhë në periudhën midis dy dozave.
Dikush me të drejtë mund të më thotë ‘ti e ken grënë kullotën tani” ndaj mos e vri mendjen shumë. Po kjo
puna e kullotës qënka sa më shumë ta hash dhe aq më shumë nuk të iket. Di dhe
dy 90-vjeçarë, që nuk e bëjnë vaksinën se mund t’ju fusin “chip”. Përse do ja u
futin? Të zbulojnë se ku do shkojnë së shpejti në parajsë apo në ferr? Tani me
GPS çdo gjë gjendet.
Ja në këtë sëkëlldi jam! Dhe po mos ja u rrëfeja juve, që
prisni të bëni vaksinën nuk më rrihej. Mos thoni që “Po atij ç’i duhej mos e bënte!”
-Kam dyshimet e mija!-
po ju them që nga kjo anë e së përtejshmes.
No comments:
Post a Comment