(Për ata që nuk e dinë
dhe për ata që shtiren se nuk e dinë)
Ka një difekt të trashëguar nga historiografia e periudhës së Diktaturës, të cilin kam frikë se nuk e kanë korrigjuar ende historianët shqiptarë të sotëm. Ka të bëjë me rëndësinë e Mësonjtores së Parë Shqipe në formimin e shtetit shqiptar.
Për tu treguar të drejtë me veten tonë, me paraardhësit dhe
me fëmijët tanë, ne kemi qënë të vonuar në të shkruarën e gjuhës sonë. Kombe më
të rinj se ne e patën bërë shekuj më parë.
Këtu del pah gjenialiteti i Rilindjes tonë Kombëtare, e cila
edhe pse e nënvizuar gjatë periudhës së Diktaturës së Proletariatit është
paraqitur në një dritë si ju kishte interesuar Clirimtarëve.
Fuqitë e Mëdha nuk do njihnin kurrë pavarësinë e një kombi në
Europë pa dëshmuar dy cilësi:
E para, që kishte aftësi shtetformuese dhe vetëqeverisëse.
E dyta, që kishte një gjuhë të lëvruar mirë dhe që shkruhej.
Këto dy gjëra, më shumë se dëshira për të qënë “më vete”duheshin
për tu paraqitur në tryezat ku vendoseshin fatet e kombeve të vegjël. Ne të
dyja nuk i kishim. Ndaj Rilindasit “ngritën në qiell” epopenë e Skënderbeut dhe
njëkohësisht u nxituan të bënin të shkruar gjuhën shqipe dhe të krijonin
arsimin në këtë gjuhë.
Refreni i komunistëve se “Populli jonë e ka çarë rrugën e
historisë me shpatë në dorë“ është pjesërisht i vërtetë dhe theksohej për të
justifikuar marrjen e pushtetit nga ana e tyre me pushkë.
Shqipëria nuk u bë nga pushka! Përpjekjet e armatosura gjatë
luftrave ballkanike ndihmuan për të arritur Mëvetësinë, por ajo nuk do arrihej
dot kurrë pa Mësonjtoren e Parë Shqipe.
Shteti Shqiptar hedh hapin e parë të tij, atë mëngjes kur fëmijët
e parë korçarë hynë në atë prag të shenjtë!
Jo të gjithë e dinë këtë, por problem më i madh është me
ata, të cilët e dinë dhe për një qëllim apo tjetër, qëndrojnë në heshtje për
mos i dhënë rëndësinë që ka.
Diku duhet të jenë historianët e shquar të këtij vendi,
ndoshta edhe në Akademinë tonë të Shkencave, që bëjnë sikur nuk dëgjojnë, rreth
përçudnive të fundit ndaj tempullit të gjuhës, arsimit dhe Mëvetësisë
shqiptare.
Mos heshtni të dashur akademikë, që nuk e kini për gjë të “therreni”
ndonjëherë edhe për mustaqet e Celo Picarit!
Shenim: Pikture ne vaj e Celo Picarit me mustaqe jo bige.
No comments:
Post a Comment