Nga padija, nga dëshira për të përdorur fjalë të mëdha, nga përçmimi ose nga prirja për të imituar Nanon dhe Ramën në fjalorin e tyre bombastik, çuditërisht, ABC-ja quhet nga shumë njerëz në diskutimin e sotëm instalacion.
Kush e njeh artin e di që instalacioni, është një lloj arti i
veçantë, që përzjen pikturën, me skulpturën, me fotografinë, me video e
gjithshka tjetër, që nuk ka qënë përfshirë më parë në gjinitë akademike të
arteve figurative. Për shembull, Elva Margariti dhe Niko Kotherja, mund të
justifikoheshin fare mirë se ABC-në po e kthenin në instalacion, nëse përreth
saj do luanin teatër, aktorët militantë të Korçës duke nisur me dy Nikot, Raqkën
e të tjerë funksionarë apo aktorë profesionistë dhe të duartrokiteshin nga
militantë të tjerë në shkallët e atij “gjoja” amfiteatri që kanë bërë.
Që në fillimet e saj, në hyrjen qëndrore të oborrit kishim
menduar të vendosej një kompleks skulpturor. Ideja e parë ishte të ngrinim në bronx
shtatoret në madhësi reale të tre mësuesve të parë, Pandeli Sotirit, Petro
Ninit dhe Nuçi Naçit duke pritur nxënësit e parë, ide të cilën na e hodhën
poshtë me “marifet”, se dukej që për to duhej marrë miratim në Komitetin Qëndror
të Partisë. Më pas u realizua, po si grup skulpturor, këtë rradhë në gur dhe
pak beton dhe metal, sepse penda ishte e vështirë të realizohej thjesht në gur.
Kliti ka meritën e veçantë të ideve fillestare dhe sidomos të
ndjekjes me shumë rigorozitet të realizimit të saj, në bashkëpunim me
skulptorin Taqi Veriga dhe me karpentierin e talentuar Guri, të cilit për fat të
keq nuk i kujtoj mbiemrin, por që korçarët me siguri e njohin. Penda dhe
bazamenti në trajtën e fletës u realizua me granilin e bardhë të Pogradecit, me
pak armim në hekur dhe çimento të bardhë. I pranishëm dhe i përkushtuar ka qënë
edhe miku im Vladimir Katro, i cili ndiqte punimet e restaurimit dhe të gjithë
ndërtimeve të rrethimit të objektit, i cili u bë krejt I ri.
A ka rëndësi nëse e quajmë gabimisht instalacion?
Eshtë pak a shumë, si t’i quajmë tavolinat që ka futur Kotherja
në Muze, bangot e vërteta të kohës së drejtorit Pandeli Sotiri.
No comments:
Post a Comment