Më shumë se mall është shqetësim për Miun e Gjirizave, në këtë kohë të Covid-19 edhe pse ai dha garanci një vit më parë, se nuk do prekej nga virusi, se ishte i imunizuar nga kontakti inçestor me kushërirën e tij, Lakuriqen e Natës.
Por nga të gjitha studimet serioze të botuara, nuk ka asnjë
të përmëndë inçestin si faktor të rritjes së imunitetit. Dhe nuk dihet nëse
Lakuriqja e Natës ishte vërtet një kushërirë e afërt e Miut tonë, apo e jëma e
saj i kishte dredhur më shumë se duhet flatrat gjatë fluturimeve nokturne.
Po si mund ta ndjell Miun tonë të Gjirizave, për të qënë i qetë
se jo vetëm e ka kapërcyer me sukses një prekje të mundshme nga Covid, por ka bërë
edhe vaksinën.
Si copë kaçkavalli mund të përdor një shkrim kundër “Beqir
Ballukut”, por posti i Ministrit të Mbrojtjes ka të bëjë drejtpërdrejt me
Sigurinë Kombëtare dhe në këtë pragzgjedhjesh, gjëja që na duhet më shumë është
“ të jemi rreth Flamurit të përbashkuar”.
Nëse do shkruaj për kandidaten Marenglenvera Furxhi, që
sjell pranë nesh “klasikët kryesorë të marksizmit” Marksin, Engelsin, Leninin dhe
Enverin, jo vetëm do rrëfenja se më karakterizon një “maçoizëm i padurueshëm”,
por mund të fyenja edhe profesoren e “Baza Themele” të kohës së studentllëkut,
Luli Bozo, që me plot të drejtë tha pardje se: “Po të vemë në kandar Enverin me Nexhmijen, kandari anon nga Enveri”.
Dhe Luli për llogaritje ngarkesash dhe forcash është Njëshe.
Ndaj po e përfshij edhe Miun në Thirrjen time patetike
drejtuar kolegëve arkitektë dhe resturatorë, që të mos lejohet zënia me gërmat
e gurta të Mësonjtores e vrimave t[ bashtës, se që atje mund të dalin jo vetëm
minjtë e arave, por edhe I shumëdashuri jonë, Miu I Gjirizave. Aty pranë kalon edhe kolektori i madh i mbledhjes
të ujrave të zeza të Korçës.
Bashkoju edhe ti në përpjekjen tonë të kotë, o Mi i lavdishëm
i Gjirizave!
No comments:
Post a Comment