Më njoftuan se në shkrimin tim të fundit, gabimisht kisha përmendur Ali Jasharin si rektor i Universitetit “Fan Noli”, kur në të vërtetë ai ka disa muaj , që është në pension.
Pension të mbarë ish-rektor Ali!
Mundohem të kem sa më pak pasaktësira në shkrimet e mija dhe ndërsa e shkruaja, e verifikova në Wikipedia se kush ishte rektor i “Fan Nolit”. Nuk ishte ndryshuar emri – Ali Jashari. Shkrimi që po bëj është edhe një lloj korrektimi, ndonëse në thelb nuk ndryshon ndonjë gjë e madhe. Edhe si gjuhëtar, Aliut i takon të bëjë një përpjekje për Mësonjtoren, nëse e ka kuptuar edhe më parë rëndësinë e saj.
Pa Mësonjtore nuk do kishte Universitet të Korçës dhe pa
të Aliu nuk do kishte qënë ndonjëherë rektor!
Por problem nuk është as Aliu, as Jashari dhe as kush e ka zëvendësuar
apo do e zëvendësojë Aliun. Nga disa pedagogë të Universitetit kam dëgjuar
ankesa se në shkrimet e mija rreth Universitetit i kam quajtur pa të drejtë “mediokër”.
Nuk kam dëgjuar asnjë prej tyre të ngerë zërin për Mësonjtoren, ose më parë për
probleme të mëdha të arsimit, kulturës dhe bashkësisë të Korçës, së cilës i përket
Universiteti.
Nuk dua as të bëhem “i mirë“ dhe të thurr lavde për pedagogët
tanë të ndritur, jo sepse mendoj se nuk ka të tillë në “Fan Noli”, por se e
gjykoj që nuk i sjell dobi kujt. Pedagogët më mirë se kushdo i njohin studentët
dhe ata ja u kanë vënë notat pa u ndikuar nga kritikat e mija. Të shkëlqyerve
nuk ja u heq dot shkëlqimin askush!
Ajo ç’ka kam menduar se duhet të ishte trupa mësimore e
Universitetit për Korçën, merrte shkas nga ajo ç’ishte trupa mësimore e Liceut
Francez për qytetin tonë. Duke nisur nga profesorët francezë dhe duke vazhduar
me më të mirët tanë, ata ishin jo vetëm “ajka” e qytetit të Korçës, por e gjithë
shoqërisë shqiptare.
Nuk di se kush jep histori dhe gjuhë shqipe në Universitetin
e Korçës, por që tempulli ku nderohet Dija, Mësonjtorja e Parë, të mbetet në
duart e Niko Kotheres, për këtë nuk mund të fajësosh vetëm politikanët. C’farë
bëje ti Ali? Po ti Jashar? Po ti Pëndavinji e kush e di sa emra emra të tjerë
mund të rendit.
Ju mund të thoni që sa herë kalonit në Pedonale ju vinte keq
për atë ç’ka kishin bërë , por kështu e ka politika!
Mos gënjejmë veten kot se Korçën e kanë dëmtuar politikanët.
Kazmën e vërtetë ja kemi vënë të gjithë ndërsa mbajmë sehir
dhe në kokë bluajmë me inat fraza të forta kundërshtimi!
No comments:
Post a Comment