Friday, 5 March 2021

Ti frigesh XXIII

C’të tremb

Në këtë të akullt mbrëmje

Mes stalaktikesh kujtime

Ndërsa tymi i shpirtit të shuar,

Si opium ngathësisht të ngjitet në mendje?

“Krudo” jam nderur në një pllakë të gurtë,

Që fjalëve me të cilat vishem mos ju frigesh;

Në trup nuk kam më gjëmba,

As të dhimbjeve hala,

I ngrirë gjaku në rrëmba,

I tharrë mitesh.

Këput nga të mijat inde,

Nga çmenduritë e përndara motesh,

Me mollza lehtaz preki pandjeshmëritë,

Guximin rilinde,

Ndërsa të këndoj:

“Zaboravi ako mozhesh”!

 

No comments:

Post a Comment