Monday, 8 March 2021

Falsifikatorët


Po bëhet viti, që kur Covid-19 goditit rëndë Nju Jorkun. I ndoqa me shumë kujdes ngjarjet në atë qytet, i shqetësuar për vajzën time, e cila punonte në një spital në Manhaten. Nuk mund të them se isha i zhgënjyer nga reagimi i Trump rreth epidemisë, pasi dihej natyra e tij prej “sharlatani” i orientuar vetëm ndaj suksesit të tij në politikë, të cilin e lidhte me nivelet e Bursave

Zhgënjimin dhe mllefin e pata me guvernatorin e shtetit të Nju Jorkut, Kuomo dhe me kryetarin e bashkisë Di Blazio. Reagimi i tyre ishte shumë i vonuar dhe shpesh me mesazhe që kundërshtonin njëri tjetrin. Të dy të një partije, madje Di Blazio sa ishte tërhequr nga gara për President, demokratët e “thekur” të shtetit që gjithnjë voton për ta, dy –tre javët e para vepruan njëlloj si administrata e Shtëpisë së Bardhë. Vdekjet e shumta të Nju Jorkut rëndojnë edhe mbi ata të dy dhe në mënyrë të ve]antë mbi Kuomon.

Shumë shpejt, pasi kishte shkaktuar problem të mëdha me shtëpitë e pleqve, guvernatori Kuomo “e mori situatën në dorë“ dhe u përpoq të paraqitej si shpëtimtari i shtetit të tij nga Covid. Në konferencat e përditshme të shtypit, me pompë, Kuomo spjegonte masat që duheshin marrë dhe kundërshtonte (me të drejtë) reagimin e ngadalshëm të administratës federale dhe ve]anërisht “the Donald”. I ndihmuar nga CNN dhe mediat e majta, Kuomo po paraqitej si qeveritari model për të luftuar virusin. Shumë komentatorë nisën të shkruanin se guvernatori po krijonte një “profil të spikatur politik” për të konkuruar për President më 2024. Ndaj edhe në Konventën e Demokratëve, guvernatori u prit si “ylli i ardhshëm” i Partisë Demokratike.

Nuk kaluan shumë muaj dhe falsifikatorit Kuomo i doli boja. Eshtë i një “prerjeje” me shumë politikanë të tjerë “sharlatanë“ të tipit Trump. “Gënje, gënje se di]ka do mbetet!” ka qënë një shprehje e politkës e shumë viteve të shkuara, që ja atribuojnë Gëbelsit, por që ka qënë shumë më parë se “propagandisti nazist”. “Përsërit, përsërit sa më shumë emrin tënd, se ngjarjet harrohen nga njerëzit, por emri mbetet!” është një thënie e Donald Trump, të cilën e aplikoi shumë e më shumë gjatë Presidencës së tij.

Ylli I guvernatorit Kuomo perëndoi. Për fat të mirë dolën të kudogjendurat “ngacmimet seksuale”, që po e rrëzojnë. Askujt nuk i bije ndërmend për qindra pleq që edhe mund të mos kishin vdekur, nëse Kuomo nuk do kishte bërë gjë tjetër, ve]se të vepronte si komologu i tij i Kalifornisë.

Por për një pjesë të madhe të politikanëve njerëzit vlejnë vetëm e vetëm për “public relations” dhe jo si qënie të gjalla me jetën, familjet dhe hallet e tyre. Falsifikatorët, që fshehin raportimin e vdekjeve, nuk ndjejnë asgjë për ta, nëse nuk preket by… e tyre. Trump nuk është i vetëm. Zaten po të ishte i tillë, sipas një shprehje të anëve tona “do kishte shkuar të mbytej në një pikë ujë“.

Nuk e bën këtë as ai dhe as Endrju Kuomo. (Ky i fundit metodën e kapjes së femrave e kishte të ndryshme nga Trump.)

 

 

No comments:

Post a Comment