Fjalën “utëja” e dëgjova për herë të parë në Shqipëri para
disa vjetësh dhe nuk e kuptova se ishte edhe në një kontekst disi të çuditshëm.
Dikush që po më tregonte për padrejtësitë në emërimet në sektorin e arsimit,
mes tregimit plot pasion përmendi, që kishte mbaruar “utënë“, ose ishte me
“utë“. Për të mos u trguar fare i pagdhendur, nuk e pyeta se ç’është “utëja”
dhe pse është kaq e rëndësishme ta mbarosh, se kujtova që do ishte ndonjë
program europian i ngjashëm me Phd. Më pas, kur pasionantja u largua, pyeta një
nga të pranishmit në tryezë, I cili më sqaroi që UT-ja nuk është gjë tjetër
veçse Universiteti i Tiranës. Vërtet u gëzova, jo vetëm se dija një gjë më
shumë, por më tepër se isha edhe vetë me gradën UT-ë. Vërtet e kam mbaruar 30
vjet më parë po në fund të fundit UT-ëja UT-ë ka mbetur.
Duke vrarë mendjen më tepër rreth tregimit pasionant të
bashkëbisedueses, kuptova që në atë larmi diplomash të vendit e të huaja,
shtetërore dhe private, të ditës e të natës, të auditorëve apo online, po të kishe
damkën UT-ë ishe më i nderuar se të tjerët. Për më tepër u binda kur fillova të
“shëtis” në fejsbuk dhe pashë dhjetra të njohur me spaletat UT. Një pjesë e
mirë ishin moshatarë, me të cilët kisha qënë bashkëstudent, por kishte edhe
shumë të tjerë, që ose nuk i kam parë ndonjëherë në Qytetin e Studentit, ose
kanë studiuar në një kohë me fëmijët e tyre. Asnjëherë nuk është vonë për të
nxënë dhe sakrificat në moshë të madhe shpesh shpërblehen më mirë. Nuk i kujtoj
të gjitha rastet dhe besoj se mes tyre ka heronj dhe heroina të dijes dhe me
siguri edhe plot mesele, që të bëjnë të gajasesh. Më të freskët kam të një
bashkënxënësi të avokatit tim(është ai i Berlinit se nuk e kam ndruar), i cili
edhe pse kishte përsëritur një vit në gjimnaz nga inati i keq i një pedagogu,
gjeti forca të përqëndronte talentet e tij në aktrim, ku përsëri u ndesh me
murin e pakalueshëm të jurisë subjektive edhe pse një talent I rrallë me një zë
të impostuar baritoni; por edhe kjo nuk e shkurajoi, sepse pas shërbimit
ushtarak dhe studimit të lëvizjes sindikaliste botërore arriti të bëhej
udhëheqës sindikalist e më pas biznesmen; veprimtari ku e sulmuan akoma më
shumë me taksa, kontrolle të befta, gjyqe të sajuara dhe kreditorë imagjinarë
dhe përsëri ai pati forca intelektuale të diplomohej në UT (në faqen e tij e
shkruan të gjithë togfjalëshin me kapitale por unë nuk po e kopjoj se quhet
klithje).
“Po mirë ai që gjeti forca të bëhet me UT-i, po ti çke?”- do
pyesë i revoltuar këshilltari juridik i avokatit tim edhe ai me UT-ë dhe me një
shkollë të lartë të huaj.
Unë nuk jam në gjendje të mbaroj “përgjigjen për essenë e
B.Russell’ dhe e gjej më të lehtë t’i bie legenit për gjëra që nuk sjellin
asnjë dobi, sikundër është ushtria stërmadhe e oficerëve me UT-ë të Mëmëdheut,
ku si oficer rezervist mund të shërbej edhe vetë. (Në fund të fundit është më
mirë të kesh UT-ë se sa Hepatitin B-ë.)
No comments:
Post a Comment