Nuk e di pse po më pëlqen me dy f emri i personazhit të
Molierit, që në gjuhën frënge është edhe mbiemër cilësor. Mbase se kur i
drejtohesh në shqip, sa më shumë f të ketë, aq më mirë e shfreh dufin:
Tartufffff….
Dua të shkruaj, që edhe pse nuk ka lidhje me sindromin e
Stokholmit, shpesh ndodh që në mos dashurohemi, por fillojmë të kemi dobësi për
një personazh apo person që më parë e kemi urryer. Kjo gjë më ndodhi shpejt me
Tartuffkën tim edhe pse kisha shkruar që ai nuk është 100 % i tillë. Njeriu,
sidomos ai I 50 viteve të fundit është shumë më kompleks se një personazh i
tipit Otello, Makbeth apo Edmond Dantes.
Te Tartuffka im i dashur, zbuloj çdo ditë e më tepër të
tjerë personazhe të Molierit, e ndoshta kur të mbarohen ata do zbuloj edhe nga
të Shekspirit apo të Dyma Katranipit.
Dyshoja që Tartuffka im ishte pakëz Harpagon, sepse nuk e
kisha parë kurrë në ndonjë shitore, pijetore apo gjelltore të qytetit tim.
(Ndoshta shkonte shpesh në libraritë e tij, ku unë futesha vetëm kur isha pakëz
i dehur, por librat edhe në Diktaturë edhe në Tranzicion nuk kanë qënë ndonjë
peshë e madhe në buxhetin familiar.) Dyshimi mu kthye në një gjysëm bindje, kur
dikush në FB,iI brengosur nga një femër apo mashkull me cilësi fizike të
shkëlqyera, ishte zhgënjyer kur kishte parë se ajo apo ai ishte shumë “kurnac“,
“cingun”, ‘koprac” apo “zibiti”. Komenti në faqen e Tartuffkës sim, solli një
reagim të zbehtë nga vetë Tartuffka.
Së fundmi, ishin dy episode që më bënë të mendoja se mos
vallë e kam mbiverësuar shumë intelektin e Tartuffkës sim dhe ai është edhe pak
Zhurden?! I pari(i shprehur në një shënim) trgonte dëshirën e madhe e tij për
“kyltyr” dhe një “kyltyr” komplekse, jo thjesht me njohuri librash, por
kryesisht me sjellje, gjeste dhe reagime ndaj ngjarjeve apo njerëzve. Në kët
lloj “kyltyre” do futej edhe qëndrimi prej mjeshtri tepër të kujdesshëm , që
“mat shtatë herë dhe prêt njëherë“. Nëse ju kujtohet Zhurdeni, ai krahas etjes
për të qënë një aristokrat me “kyltyr”, kishte edhe një lloj tuhafllëku. Kështu
edhe Tartuffka im i dashur, edhe pse bën be e rrufe që nuk ka frikë nga
Ziqishtët, por mbron parimin “në avllinë time-vetëm shkrmet e mija”, së fundmi
harron të fshijë disa postime të huaja, që e tregojnë me “kyltyr” dhe mund të
sjellin edhe pak debat mes miqve tij të dashur, por edhe atyre “që ja kanë bërë
borxh”.
O sa ke filluar të më pëlqesh Tartuffka im!
No comments:
Post a Comment