Në rastin e raportit të Fesë me shoqërinë njerëzore është më
e vështirë të flasësh për të dhëna shkencre apo përfundime të tilla, sepse nuk
ka mundësi të bëhet krahasim me shoqëri, në të cilat ka munguar Feja. Nuk njihet ende një kulturë dhe aq më pak
qytetërim njerëzor, ku të mungojë Feja, qoftë në formë fetishuese, panteiste
apo monoteiste. Pra është e pamundur të bësh krahasimet më të thjeshta se
si ka funksionuar, shoqëria në marëdhëniet e saj ekonomike, kulturore apo
morale, kur nuk ka pasur Besim Fetar. Edhe shoqëritë, të cilat vetshpalleshin
ateiste(atje ku ishin në fuqi Diktaturat komuniste) jo vetëm që nuk ishin
thjesht të tilla sepse një pjesë e madhe e popullsisë ishte besimtare, por duke
patur një jetgjatësi prej një brezi të vetëm, as mund të konsiderohen si
shoqëri të formuara mirë dhe të shkëputura nga rrënjët e tyre fetare.
Po le të merremi më thellë
me Fjalën e Russell dhe me idetë që ai ja parashtron me zgjuarsi dhe herë herë
me humor suditorit të tij. Ndër to, e para, është Ekzistenca apo jo e Zotit.
Russell nuk paraqet dhe as është munduar të paraqesë diçka mbi ato argument të
paraqitura 70 vjet më parë nga Fojerbah, Marksi dhe Niçeja apo akoma më herët
nga Hjum, Volteri dhe Didëroi. Mbase vetë filozofi ka patur të tilla por ka
mbajtur një nivel argumentimi dhe paraqitje idesh më të ulët edhe pse është e
pamundur të vërtetosh shkencërisht mungesën e një Fuqije Hyjnore apo Arsye
Universale, sa është po aq e vështirë të provosh shkencërisht të kundërtën. Ata
që janë rrekur të vrasin mendjen rreth këtij problem themelor të Ekzistencës
njerëzore e dinë se sa i vështirë dhe kompleks është të rrokësh Pafundësinë
kohore-hapësinore të Gjithësisë dhe bashkë me të edhe “rregullin” e krijimit
dhe dukr shkuar më tej “rregullat” e këtij Kaosi të Harmonishëm. Koncepti i
Perëndisë të pakufishme në kohë, hapësirë dhe fuqi, nuk mund të spjegohet
thjesht me injorancën e Njerëzimit në fazat e para të shoqërisë njerëzore, por
ndoshta me nevojën e gjetjes së një
spjegimi mendjembushës të konceptit shumë të vështirë se “Po më tutje dhe më
pas ç’ka?” Ata që kanë studiuar me themel shkencat dhe filozofinë materialiste
dialektike, kanë kujtuar dhe kujtojnë se Gjithësia mund të konceptohet edhe pse
truri ynë është i kufizuar në masën e tij indore apo të lidhjeve ndërmjet
neuroneve. Për më tepër shumica e tyre e ndjenë të panevojshme praninë e një të
Plotfuqishmi. Personalisht mendoj, që konceptimi i Gjithësisë, apo më shumë
akoma i Tërësisë së Gjithësive do jetë një sfidë për Mendimtarët më të
kompletuar të Njerëzimit dhe masat, sado të arsimuara të jenë, nuk do e
kuptojnë dot kurrë. Por le të kthehemi tek Russell. Ai hedh poshtë argumentat e
Kishës rreth Ekzistencës së Zotit, por kjo nuk do të thotë se ka provuar
mosekzictencën e një Arsyeje Universale apo forme tjetër të parrokshme dot nga
mendja e kufizuar njerëzore.(vijon)
No comments:
Post a Comment