Kam kohë i bindur për vlerat intelektuale të Fatos Lubonjës
edhe pse një i njohuri im, bashkëmoshatar i tij tiranas më ka paralajmëruar mos
e besoj se është “xhambaz lëkurësh”. E megjithatë, le të diskutojmë për ato që
Lubonja shkruan, se më tepër nuk di dhe ndoshta as më duhet të di.
“Polemika” është rreth shkrimit të tij “Ilir Meta si shtyllë
e sitemit”, shkrim të cilin e gjej shumë të qartë dhe përgjithësisht
shënjëqëllues.
Ndryshimet që kam me Lubonjën rreth përcaktimit të Metës si
shtyllë(e dobët) e sistemit, janë në këto pika.
Para së gjithash le të pranoj se me sstem, Lubonja “sistem”
quan tërësinë politiko-shoqërore të bashkësisë shqiptare brenda territoreve të
Republikës së Shqipërisë. Pra një shoqëri tepër të përçarë, politikisht thuajse
bipolare, tepër të korruptuar në të gjitha qelizat e saj, me institucione shumë
të dobëta.
T’i atribuosh Metës rolin e shtyllës së këtij sistemi është
cazë si shumë. Vërtet Meta ka kontributin e tij prej 1997 e tutje, por më tepër
se përfituesi më i madh nga sistemi, ekonomistin modest nga Skrapari nuk mund
ta quajmë. Sepse në rradhë të parë jo vetëm do shtrembërojmë historinë e 25
viteve të fundit, por do krijojmë bindjen e gabuar, që po të bjerë shtylla edhe
sistemi do “implodojë“.
“Sistemi” i sotëm shqiptar është pasojë e drejtpërdrejtë e
shkatërrimit të asaj që e quajnë në perëndim ‘fabric of society”. Mungesa e
politikanëve dhe diplomatëve të karrierës, intelektualëve me integritet,
“borgjezisë kombëtare”, udhëheqësve autoritarë shpirtërorë, gjykatësve dhe
avokatëve me sens drejtësie, ushtarakëve të përgjegjshëm do sillte pa asnjë
dyshim këtë që sot bashkë me Lubonjën e quajmë Sistem.
A janë Berisha, Nano, Meta e Rama arkitektët e sistemit?
Sigurisht që jo. Ata janë përfituesit e tij dhe janë në krye duke qënë më
ambiciozë dhe më të paskrupuj se të tjerët. Ndoshta edhe më me fat.
E njëjta situatë është në gjithë vendet e ish-Lindjes dhe
kjo i qetëson “hajdutët” tanë dhe njëkohësisht i bën më pak kritikë
Perëndimorët(jo krejt pa faj në ekzistencën e këtij lloj sistemi).
Përcaktimi im është në natyrën e tij pesimist, sepse e sheh
“dritën në fund të tunelit”, të paktën pas një brezi(25 vjetësh) dhe njerëzit e
stërlodhur në Shqipëri nuk e kanë këtë kohë në dispozicion. Duhet të përmend se
jo vetëm nuk e kam zakon të ‘profetizoj’, por jeta më ka mësuar, që gjërat në
shoqëritë njerëzore nuk ndjekin domosdoshmërisht ligjësi të caktuara apo
shembuj të mëparshëm. Vërtet shoqëria shqiptare është më e sëmurë se kurrë, por
si kam shkruar diku, shoqëritë, si qeniet e gjalla, kanë “antitrupëzat” e tyre
, që i bëjnë të luftojnë të Keqen atëhere kur duket më e fortë se kurrë.
Gjendja e Europës nuk është aspak e mirë politikisht, por
shenja të shëndoshjes dhe të gjallërimit të prirjeve për pjesëmarjen e drejtpërdrejtë
të qytetarëve në qeverisje ka. Zgjedhjet e Majit për Europën do jenë një
tregues i rëndësishëm edhe për “palosistemin” e vendeve të Lindjes. Dhe nëse
Brukseli me gjithë ngrehinën e tij stërmadhe burokratike to tronditet shumë,
lëkundjet do jenë më të forta për gjithë politikanët hajdutë të vendeve
ish-komunistë. Si rrjedhojë, Metën nuk ka për ta shpëtuar më vonë as posti i
Presidentit, i ëndërruar si fundi i “marathonës” së tij politike.
Do i duhet të japë hesap për paratë e grumbulluara prej vitit
1997 e këtej.
Së bashku me “trimat” e tjerë, që ngritën dolli në 45
vjetorin e tij.
No comments:
Post a Comment