Bejtja e mëposhtme
duhet të jetë shkruar më 1999. Në përgjithësi, unë ju ve datat gjërave kur i
shkruaj, se më ka mbetur nga babai, i cili jo vetëm datonte shkrimet e tij, por
edhe ndonjë shkrim, vizatim apo edhe fotot e mija. Sidoqoftë, ka qënë në një moment
mllefi ndaj një lëvizje politike të Laços. Edhe pse im atë kishte një
konsideratë tepër të ulët për të, gjatë viteve të rinisë, kur njeriu ve në
dyshim ato që i thotë babai(autoriteti), bile priret të besojë të kundërtën,
nën ndikimin e rrëfimeve të Fredi Bitinckës ose ndonjë të njohuri tjetër, kisha
simpati për Teodorin. Nuk i lexoja ato që botonte, por kjo vlente për gjithë
shkrimtarët shqiptarë veç Ismailit. Gjatë lëvizjeve politike të pas ’90, sërish
më pëlqyen lëvizjet e tij dhe reagimet e mençura. Dukej që ishte jo vetëm në
gjendje të bënte politikë, por edhe të administronte në sektorin e kulturës.
Kjo, deri në fundin e ’94, kur duke mbështetur Referendumin e Saliut, ai u
përball me përbuzjen e gjithë korçarëve. Më vonë u pa përfundimisht, që im atë
kishte pasur plotësisht të drejtë, kur e kishte përcaktuar si njeri që nuk
kishte asnjë parim apo gjë të shenjtë.
Në dimrin e 2003-04,
kur isha në Tiranë, kërkova ndihmën e Mirianas për ta takuar, për ta pyetur
rreth babajt. Më duhej për librin edhe këndvështrimi i dikujt që nuk e deshte.
I mësuar tashmë me librat biografikë të këtejshëm dhe me sinqeritetin e atyre
që pyeten, prisja të më theshte diçka rreth kufizimeve të babajt. Jo. Isha
gbuar sepse e kisha harruar vendin tim dhe raportin e njerëzve me të vdekurit.
Laçoja thurri lavde për babanë dhe më ofroi edhe ndihmë për librin, të cilin e
gjykonte si përmbledhje të gjërave më të mira të shkruara prej tij. E
falenderova dhe ika i zhgënjyer. Kisha marrë shumë pak kujtime apo vërejtje për
karkterin dhe letërsinë e tim eti. Sidoqoftë, ishte treguar bujar që më kishte
takuar, sepse ishte edhe deputet!
Më 2011 e takova
kalimthi në një bar të Korçës dhe ju riparaqita se cili isha. Më qesëndisi duke
për mendur se sikur do bëj një libër për babanë, por nuk më shkaktoi ndonjë
lëndim. E dij vetë që nukiI mbaroj dot punët në kohë dhe se sa herë i kthehem
librit për babanë, e gjej të cekët e të paplotë. Teodori mu duk më i rënë se
kurrë.
Kam mendur disa herë
ta ve bejten në Blog dhe jam tërhequr. Por nëse duhet publikuar ka kuptim sa
është gjallë Teodori, se më pas është mirë ta mbaj gojën mbyllur.
Pra ngjitu, ti
ngjitu në Dardhën e bukur,
Në pyejt e gjelbër
të bësh dashuri,
Ti tundu e shkundu,
ke qejf për tu dukur,
Sa her' ndrron
këmishët, ndryshon dhe Parti.
Harrove ti shokët
që shum' të besuan,
Harrove fshatarët
që thoshin "ka mend",
I shite të
gjithë...fëmijët dhe gruan,
Ky ishin trapezat
të kishe një vend.
Të ishe në krye,
kur merrnin vendimet,
Të zije kolltukun
që shumë e lakmon,
Kah erës së kohës i
thurrje mendimet,
Shum' shpejt edhe
shpirtin e shite "Demon".
Por njerësit t'i
falën edhe prapaskenat
Se theshin Teodori
një dit' do ndryshojë.
Por ti nuk u ndave
jo kurrë nga "legenat",
Që t'lanin, të
lyenin të hiqnin një bojë.
Dhe çizmet e të
tjerve, që kishe lëpirë,
Në këmbë i ngjeshe,
i mbathe dhe ti,
"Bashkimin"
fët bëre me një Egërsirë,
Të zije
"Gomarin që pillte flori".
Po ktheje pak kokën
dhe shih se ç'ke bërë,
Se ç'lum' e
ç'zullume, çfarë vepra ti le,
Ti Dardhën e
Korçën, Shqipërin' pëgëre,
Oh po...ti na stise
"Bashkim për Atdhe".
Pendohem që pari
dhe un' të besova,
U thoja të tjerëve
"Eshtë plot talent!"
Të mençmit e
letrave at'her si dëgjova,
Kur thonin"
Pas famës letrari kaq s'rend!"
I tundja un'
gishtin me plot mosbesim,
Nuk luaja dyzërash
me t'vjetrin muzikant,
Që qeshte sëndisur
dhe gjithç përçmim,
Më thoshte
"Teodori është diversant!"
Pra ngjitu dhe
shtrihu në pyejt e gjerë,
E shkeli livadhet
me çizmet e tua,
Borigat e barin dhe
lulet ke dhjerë,
Përmjer ke përroin,
burimet, çdo krua.
Po hape pra
shpirtin i thuaj mundimet,
Patroje ti veten,
trego që je burrë,
E Dardha do t'i
falë mëkatet, gabimet,
Se Dardha fëmijët e
vet' si shet kurrë.
Mos vallë janë
shumëmsa dhe vet' tmerrohesh,
E netve të gjata me
zor të kap gjumi?
Mbi faje do
t'nrihesh dhe prapë rrëzohesh,
Se janë të ndyra sa
s'i lan dot lumi?
Po shtypja ti kokën
të përbrendshmit Djall,
Se t'gjithë do të
ndihin, do të japin një dor'
Të këndoj me ty
kurrsesi s'kam mall,
Por prapë Palaço
s'të them Teodor!
No comments:
Post a Comment