E kisha harruar ekzistencën e Universitetit të Korçës, sepse
puna më ka lidhur pak me të dhe ka mbetur gjithnjë jo vetëm në periferinë e
qytetit fizikisht, por edhe në jetën kulturore të tij nuk besoj se ka ende
vendin e pararojës. Ngacmim pata prej një fjale, që më erdhi nga një të
përmendurit si mediokër, në një nga 3 pjesët e shkrimit tim mbi 40 vjetorin e
hapjes të Institutit Bujqësor të Korçës. Ju riktheva asaj pjese të shkrimit për
të kujtuar edhe njëherë ata që kisha “përgojosur”.
Ka një thënie të një njeriu të madh që “Njerëzit e vegjël
diskutojnë njerëzit, të mëdhenjtë diskutojnë ngjarjet dhe gjenijtë diskutojnë
idetë“. Them që është shprehje jo e goditur, jo sepse më fut mua në kategorinë
e njerëzve të vegjël, në rastin e shkrimit për Përvjetorin, por se ngjarjet dhe
idetë nuk mund ti shkëputësh dot nga njerëzit. Bile pa këta të fundit nuk mud
të ketë as ngjarje e aq më pak ide.
Sigurisht këtë gjë e ka ditur Njeriu I Madh, por ka dashur të dënojë “thashethemet”
mbi presonalitetet, analizat jo të thella të ngarjeve dhe të nxjerrë në pah
rëndësinë e Ideve.
Ngacmimi i dytë erdhi pasi e kisha nisur shkrimin. Mësova
para pak, se sot në traditën e Ortodoksisë është dita e rëndësishme e Ndjesave.
Ndaj dhe mendova që është e mira të kërkoj një “më Ndjeni” kolektive (por edhe
individuale) pedagogëve të Universitetit “Fan Noli” të përmendur në pjesën e
fundit të shkrimit rreth 40 vjetorit.
Deri këtu nuk ka asgjë që nuk shkon. “Fyesi”(që jam unë), ju
kërkon ndjesë “të fyerve”(pedagogët e ILB dhe UFN) dhe këta të fundit, në
frymën e ditës Universale të Ndjesave, e falin Mëkatarin. Dhe çdo gjë hyn në
rrjedhën normale të jetës. Unë shikoj punën time dhe nuk kam pse fut hundët në
punë që nuk më përkasin dhe nuk i kuptoj sa duhet për shkak të nivelit tim
intelektual dhe pedagogët vazhdojnë me ligjëratat gjatë paradites dhe me jetën
e tyre private për kusurin e ditës.
Oooops!
Ka diçka që nuk e bën përputhjen e plotë të gjërave. Nuk
është e Vërteta sepse ajo është jo vetëm abstrakte, por dhe se asnjë nuk e ka
monopolin e saj. Të Vërtetës as mund t’i kërkojmë ndjesë dhe as mund të na
falë. Atyre që ju duhet kërkuar ndjesë janë studentët e Universitetit të
Korçës, sidomos në këto 20 vitet e fundit. Ata i kanë mësuar jo mirë, i kanë
futur në qorrsokakët e dijes, ju kanë kërkuar para për marrjen e provimeve(duke
ju mësuar një nga veset më të poshtra në jetë), ju kanë gjymtuar ëndrrat.
Sa për mua, nuk e shoh aspak të vështirë të kërkoj Ndjesë.
Më falni të dashur Ilir Manushi, Robert Damo, Elfrida Zefi,
Gjergji Papa, gjithë Merot e Devollit, Rahim Ombashi, Zana Ballço, Lenci
Ikonomi, Berti Stratobërdha, Ali Jashari e Sytki Fistëku!
Shpresoj të më Ndjeni!
No comments:
Post a Comment