(vijim)
Më tej analisti vazhdon me idenë, që SHBA nuk kishte nevojë
për të shpikur armik tjetër për 45 vjet(si duket punët do i kishin birinxhi)
dhe u mjaftua me dominimin e Europës Perëndimore, gjatë së cilit, sipas tij, ”shtete si Franca, Gjermania apo Anglia humbën
identitetin e tyre.” Logjika nuk është shumë larg asaj të sho Enver, për rolin
e dy Superfuqive gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Përsëri duke ju referuar
anlalizës së mësipërme, dy “armiqtë e sajuar” nuk arritën të mbanin Luftën e Ftohtë
gjallë edhe pse ju interesonte, sepse “historia vepron në këtë mënyrë!”. Eshtë
e çuditshme se si dikush, që analizon shumë lëvizje në jetën e njerëzimit në
“mënyrë vektoriale”, kur i duhet, përdor teorinë e “armikut të sajuar” dhe kur
nuk mund të spjegojë të tjera ngjarje me të fut si “deus ex machina” Historinë!
Dhe nuk ndalet më në dëshirën e tij për të dërmuar imperializmin amerikan, por
i bën jehonë teorive absurde të Komplotit të Kullave Binjake, për të provuar që
SHBA stisi “armikun islamik”.
I kam dëgjuar këto ide prej vitit 2001 dhe tani nuk e kanë
më efektin “rropullipërzjerës”. Nuk ja vlen edhe të zgjatem me kundërshtimin e
teorive se “Bin Laden ishte agjent i CIA-s apo i izrailitëve” se nuk ka asnjë
kuptim dhe më duket edhe se fyej miqtë e mij që lexojnë blogun. Ndaj po hidhem
drejt konfliktit të ri, që është edhe shkaku i analizës.
Bukuria e një mendimi analitik është zhdërvjellësia.
Likuidimi i armikut “terrorrizëm islamik”, justifikohet nga analisti jonë, se
nuk ju arrit qëllimit të duhur dhe për këtë ishte e nevojshme një shtet-armik
dhe mundësisht i madh. “Shorti i ra Rusisë së Putinit” thuhet në analizë dhe
vazhdohet më tej me spjegimin se pse problem I Krimesë është inekzistent dhe
ishte vetëm një karrem, të cilin budallai Putin e kafshoi!
Brenda të njëjtës analizë, me një fjali të vetme analisti
spjegon shkaqet e krizës ekonomike të
2004(?!)në SHBA, arsyet e forcimit të Putin, si dhe parashikon se si do shkojë
bota në 20 vitet e ardhme, sepse për këto dy dekada të ardhme, qënka krijuar konflikti
Rusi-Ukrainë.
Unë nuk e njoh problemin e Krimesë, si edhe rrënjët e
konfliktit Rusi-Ukrainë. Mund të spekuloj me ato ç’ka di në përgjithësi rreth
shtetit të Putinit dhe vendeve të korruptuara të ish-Lindjes, e megjithatë
parapëlqej të mësoj më shumë se si është e vërteta në atë zonë. Ata , të cilët
e njohin më mirë, janë padyshim intelktualët e pavarur rusë dhe ukrainas, por
besoj se është e vështirë t'i gjesh të botuara në mediat që kontrollohen nga
korporatat. Sigurisht nuk mund të mësosh gjë nga analiza të tilla, që fillojnë
me një shembull “vulgar”(për të most thënë të poshtër) kun një avokat i
sugjeron një miku të zihen me miqtë-komshinj për të fashitur sherret midis
gruas dhe të jëmës. E megjithatë, kjo nuk ka ndalur hosanatë e plot lexonjësve të
analizës, që e përcaktojnë “të saktë”, “inspiruese”, “domethënëse” etj. E
vetmja mes tyre që më shqetëson është një “pëlqim” i avokatit tim, por ai së
fundmi jep “pëlqime” thjesht për njerzillëk. Nuk pata durim të lexoja
përçartjet e një ballisti-botues, sepse nuk shkruaj më në grupin PSB për
President, ku edhe mund t’i përdorja, por lexova komentet e analistit tjetër,
për të cilin do shkruaj më poshtë.
(vijon)
No comments:
Post a Comment