Sot në mëngjes, u lajmërova që një kushëriri i imi, Peter
Mara(Petro ose Petraq) ka humbur jetën ne Cunamin e Japonisë të vitit 2011.
Lajmërimi erdhi via Skype, se duket që ka qënë e vetmja mënyrë, me të cilën
banka që ruan trashëgiminë e lënë prej tij ka mundur të më kontaktojë. Nuk
jepeshin hollësi rreth sasisë të parave, por duhet të jetë një shumë e
konsiderueshme, përderisa një i afërm i imi, i lindur në Voskopojë ose
Stamboll, ka patur një biznes të suksesshëm në Gana dhe prej andej ka hapur
degë në Japoni ose ka qënë turist në kohën fatkeqe të Cunamit.
Më erdhi çudi që babaj, i cili më trgonte çdo gjë për të
afërmit e tij, nuk e ka përmendur të gjorin Petro. Ka qënë një e fshehtë e
famijes ose edhe ai nuk ka ditur gjë. Mundësia më e madhe është që gjyshi im
Naumi, të ketë patur një fëmijë nga një marëdhënie jashtëmartesore në Stamboll
dhe mos ju ketë treguar as fëmijëve. Petroja, që përcaktohet në letër si
kushëriri im pa trashëgimtarë, duhet të jetë i biri i xhaxhait ilegal. Në një farë
mënyre kjo spjegon edhe falimentimin misterioz të gjyshit. Duket që e jëma
bukuroshe e Petros(greçkë, shqiptakë, çifute ose ermene) i ka bërë presion se
do ju thoshte të gjithëve për lidhjen e tyre dhe i ka marrë gjithë pasurinë.
Ose kanë qënë grup së bashku me ortakun e tij çifut, të cilin familja fajësoi
për falimentimin.
Po të jetë kështu si hamendësoj unë, kjo është një
dëshim e ekulibrit dhe drejtësisë në
këtë botë. Haka më në fund shkon në i zoti! (Tani i Zoti tamam nuk jam unë, se
s’kam bërë asgjë të meritoj paratë e Petros, të jatit të tij ilegal apo edhe të
gjyshit tim.)
Ideja e parë që më erdhi në mendje, ishte të telefonoja
motrën dhe djalin e xhaxhajt në Greqi dhe t’ju jepja Lajmin e gëzuar. Nuk ka
përse të bëhem makut dhe t’i mbaj të gjitha për vete edhe pse dy trashëgimtarët
e tjerë të të njëjtit niveli nuk janë përmendur në letrën e ardhur nga Banka në
Gana. Më pas, mora tre herë frymë thellë dhe si më kishte këshilluar dikur një
e njohur, thashë që s’ka pse të nxitohem dhe të dëshmoj një bujari të
panevojshme, në ekstazën e lajmit të beftë. Mbase Petraqi, ka lënë në
testament, që çdo gjë e tij të kalojë në emrin tim, sepse unë mbaj emrin e
gjyshit të tij. Në këtë rast unë s’kam përse të njoftoj djalin e xhaxhajt dhe
motrës mund t’i ble shall si dhuratë, kur të marr trashëgimninë. Në fund të
fundit nuk ka gjë më të rëndësishme në këtë botë, se të respektosh dëshirën e
një të afërmi që largohet nga jeta! Siklet do e kem me mamanë, se ajo pot a
marrë vesh do thotë që gjërat duhen ndarë më tresh, se ashtu është e drejtë,
por unë s’kam pse t’i them edhe mamasë, se ajo mbiemrin Mara e ka nga ana e
burrit!
Më në fund jam i
pasur! Eshtë sa e papritur aq edhe eksitonjëse. (Një i moshuar i ndjerë,
shok i xhaxhait tim, thoshte që kur shihte filma porno “oksidohej”, por unë
ndjehem I eksituar.)
Sa e çuditshme është jeta! Tamam kur sa kisha mbledhur edhe
qindarkat e fundit për të bërë pagesën mujore të kredisë së shtëpisë dhe nuk më
mbetën as dy dollarë për të blerë një biletë llotarie, nga qielli, ose më mirë
nga Gana, bie mu në prehrin tim një birko pasurie.
Ka vetëm një problem të vockël, si ndodh rëndom kur vijnë
lajme kaq të bukura. Gana është pjesë e Afrikës së Zezë, nga vendet e së cilës
(Kongo, Nigeria, Burkina Faso etj.) vijnë shpesh lajme të tilla për pasuri nga
më përralloret dhe më të zakonshmet. Ngjan se intelelktualë me lëkurë shumë të
errët të kësaj pjese të botës, bluajnë në kokë ide jo shumë të paqta. Dhe kjo
jo se janë me lëkurë të zezë(nuk dua dhe nuk mund të jem racist), por sepse shumë
herë, ne, të bardhët kokëtrashë të Europës dhe Amerikës, jemi të prirur të
besojmë lajme që vijnë nga vende ekzotike si vendet e Afrikës së Zezë. E bëjmë
këtë se nuk kemi besim në bashkëatdhetarët tanë bankierë dhe noterë? Mbase. Veç
një këshillë kam për të gjithç:
Ruhuni nga boja!
No comments:
Post a Comment