E thashë më në fund! Ose më mirë ma kujtoi dikush 3 ditë më
parë. Dikushi(s’besoj të jetë dikushja), kishte bërë një koment në një shkrimin
tim rreth Todi Lubonjës, të botuar në gazeta “Shqiptarja”, ku veç cilësimeve si
miop, i lig, i paaftë, i patalentuar, më kishte quajtur edhe “krijesë e
përkëdhelur e regjimit monstër”. Nuk mund tap yes dikushin, se për cilin regjim
e ka fjalën, se ka vetëm nofkën “Korcaonline”, por po supozoj se e ka për atë
të Diktaturës së Proletariatit. Diktatura jo vetëm më krijoi(pra mund të quhem
si punë doçi i Diktaturës), por edhe më përkëdheli.
Edhe mund të mos e vrisja shumë mendjen për fjalët e
shkruara të dikushit, që nuk besoj se është më shumë se një mësues letërsie, i
fyer nga përzjerja e ime në “meseletë‘ e kulturës, po të mos më vinin ndërmend
dy ngjarje të shkurtra që kanë të bëjnë me dy njerëz të njohur, të cilët i respektoj.
E para ishte një bisedë me një shoqen time të klasës më
2004, kur pasi po “villja vrer për Enver Hoxhën”, më kujtoi se unë në sajë të
Enverit isha bërë arkitekt! E pyeta se ç’lidhje kishte Enveri apo sistemi, duke
I përmendur, që në çdo sistem do kisha mbaruar një shkollë të lartë. Nuk mu
përgjigj, por as pohoi që kisha të drejtë.
E dyta, ishte një letër e profesorit tim Tefik Caushi, ku më
“leqendiste” rreth dy shkrimeve të mija, ku kritikohej rëndë Sali Berisha.
Esteti Caushi më kujtonte se me gjuhë të tillë flisnin e shkruanin vetëm
ish-sigurimsat!
“C’ta kanë bërë mirë të tre” do më thotë këshilltari juridik
i avokatit tim, i cili më paralajmëron shpesh të mbaj gojën mbyllur e ‘mos
nxjerr zhaba”, se si pasojë do pres “pëgërje” nga njerëz me cipë apo pa cipë.
Po ja që unë nuk e mbaj dot gojën mbyllur dhe mes shumë cilësimeve mar edhe
këtë të “krijesës së përkëdhelur”.
Nuk e mohoj aspak që më kanë përkëdhelur. Bile me tepri.
Isha i vogli në familje dhe prindrit dhe motra(kjo ca më pak) më kanë
përkëdhelur. Ndoshta po të kishin qënë më të matur, sot edhe mund të mos
shkruaja kundër atyre që i shajnë të gjithë dhe jo vetëm kundër tyre. Po
regjimi monstër si djallin më përkëdheli? Unë vazhdova shkollën si gjithë
fëmijët e Republikës Popullore. Më pas, kur u bë edhe Socialiste shkova për të
studiuar, por më tepër se një lloj shume rastësish, diplomimi im në Arkitekturë
nuk ishte gjë tjetër. Më pas më vunë të punoja në qytetin tim, ku kishte vetëm
6 arkitektë dhe unë isha i vetmi, që nuk kisha një punë që lidhej me
profesionin tim. Vërtet regjimi nuk më futi në burg, po këtë më shumë se
përkëdhelje, e quaj si fat se nuk më kishin mësuar në shtëpi të shkelja ligjet.
Të vetmen “përkëdhelje” që kujtoj, ishte një darkë në Turizmi, me rastin e
40-vjetorit të Clirimit, ku së bashku me Ladi Topin rrinim përballë veteranëve
70-vjeçarë, se kishim bërë projektin e një Memoriali. (Me sa kujtoj edhe atë
darkë nuk është se shtroheshin shqerrat vu e derdhej rakia lumë!)
Deri para disa ditësh, edhe se më pëlqente të më quanin si
gjysëm-disident, isha i kënaqur të më quanin asnjëanës. Të paktën kështu më
kishin cilësuar në fillimet e viteve ’90, kur për të më caktuar në një vend
drejtues, Demokratisat kishin pohuar asnjëanësinë time, por kishin thënë “ja
bre rri shumë me atë djalin e Pandi Raidhit!” Tani le që asnjëanësia shkoi e
vate, por mund të më venë në një sërë me djemtë e Enverit, se ata të shkretët e
Mehmetit bënë edhe burg.
Ah regjimi monstër! Nuk do më ndahesh deri në vdekje!
No comments:
Post a Comment