Të gjithë nuk i shpëtojmë dot subjektivizmit, kur analizojmë
edhe më të thjeshtën ngjarje në jetën e njerëzve apo më tepër në atë të
popujve. Nuk ndodh kur analizojmë dukuritë natyrore. Unë nuk di përse ka një
ndryshim kaq të dukshëm, por vetëm them se e kam konstatuar.
Nuk po zgjatem me "protë" dhe "kundërat"
rreth subjektivizmit të analistëve profesionistë dhe diletantë të dukurive
shoqërore. Dua vetëm të prek diçka që më bie hapur në sy në dy të njohurit e
mij, të cilët kanë edhe njohuri të mira dhe aftësi analizuese.
I pari, me njohuri shumë të thella në shkencat ekzakte dhe
disi më të cekta në çështjet ligjore, shpesh aplikon një lloj “mekanike’ edhe
në spjegimin e ngjarjeve shoqërore të sotmet apo edhe ato historike. Në një
diskutim rreth një personaliteti, përcaktonte jetën e tij si një lloj
trajektoreje, të cilën mund ta spjegonte saktë po qe se dinte “forcat”kryesore
që ndikonin në jetën e tij! (Unë nuk isha në gjendje t’I spjegoja ato edhe pse
flurudhën kishte kohë, që e kishte marrë në shtëpi Leko Viçi.) Vetë kam bindjen që jeta e njeriut nuk mund
të përcaktohet kurrë me një trajektore se është shumë më e komplikuar dhe
shumëplanshe.
Tek analizat e tij rreth ngjarjeve të Luftës së Dytë dhe pas
saj, nuk është “mekanika” apo edhe “socialdarvinizmi”, që kushtëzon argumentat
apo konkluzionet e tij. Eshtë më shumë një urrejtje ndaj amerikanëve dhe
simpati e fshehur për Hitlerin dhe nazizmin.
Në një “analizë“ të re, të shtytyr nga ngjarjet e fundit të
Ukrainës dhe Krimesë, konkluzioni është i qartë që në fillim të analizës dhe
thjesht sillen shembulla rreth tij.
Amerika është edhe
pas këtij konflikti të sajuar, se për të sunduar botën krijon gjithmonë armiq
të jashtëm!
Sigurisht, unë nuk kam ndërmend t’i mbush atij apo tjetërkujt,
se kjo nuk është e vërtetë. Vetë kam shumë pyetje, të cilave nuk ju jap dot
përgjigje për rolin e Shteteve të Bashkuara në botë gjatë 100 vjetëve të
fundit. Dhe mendoj, që edhe një analizë sado e shkurtër duhet të fillojë me
pyetje dhe të mos japë përfundime të sigurta, por t’i ngjajë një hamendësimi të
argumentuar mirë.
Le të supozojmë për një çast, që Amerika edhe pse nuk donte
të hynte në Luftë kundër Gjermanisë, apo edhe pse kishte shumë politikanë
pro-Hitler, vendosi ta bëjë duke parë mundësinë e marrjes së rolit Udhëheqës në
botë bashkë me përfitimet që vijnë me të. Më pas, pas fitores, për të ruajtur
rolin Dominues mbi Europën, SHBA “shpiku” një armik të ri (BS) dhe krijoi
Luftën e Ftohtë, kjo me ndihmën e njëjtë
edhe të BS, që kërkonte një ‘armik” për të justifikuar shtypjen brenda dhe për
të dominuar një pjesë tjetër të Europës ?!
Shpikja artificiale e armiqve, në një sistem Republike
Parlamentare apo edhe Presidenciale është cazë si më e ngatërruar se
"krijimi i materies nga Hiçi(për të përdorur një nocion nga fizika, që
është më i lehtë të kuptohet nga analisti me njohuri të thella në shkencat
ekzakte dhe me më të cekta në çështjet ligjore).
Krijimi i një Armiku kërkon jo vetëm dëshirë të mirë të një
grupi politikanësh, por edhe bashkëpunimin e opozitës, plus të kesh edhe pas
shtypin e radion(atë kohë nuk kishte tv), si edhe disa institucione nga ato që
quhen “think tank”. Të gjitha këto hallka duhet të kenë të njëjtat interesa, të
mendojnë në mënyrë të ngjashme dhe si rrjedhojë t'i mbushin mendjen gjithë
opinionit publik. Të menduarit e "shpikjes së lehtë të armikut” është një
dukuri që përfshin njerëzit që kanë jetuar nën Diktatura, përkrahësit e teorive
komplotiste, si dhe mendjet dembele, që duan të gjejnë spjegime të lehta për
problem të komplikuara.
(vijon)
No comments:
Post a Comment