Ju ktheva kësaj teme të ndërlikuar, të thellë e delikate,
sepse dje mësova, që para një viti i ka dhënë fund jetës, kryetari i Shoqatës
së Arkitektëve shqiptarë, ark. Agron Jano. E kam takuar vetëm njëherë të
ndjerin dhe nuk e kam njohur, e s’mund të shtoj gjë për të, veç të shpreh
keqardhjen e thellë për të dhe familjen.
Njerëzit janë larguar me dëshirën e tyre nga jeta, që në
kohët më antike, ndaj edhe në fetë modern monoteiste, vetvrasja është cilësuar
si një mëkat shumë i rëndë dhe ata që e kryenin, në vendet e krishtera edhe nuk
lejoheshin të varroseshin me të tjerët. Besoj se këtu e ka zanafillën
stigmatizimi I vetvrasjes dhe sëmundjeve mendore, atyre që shpien në të shumtën
e rasteve në marrjen e jetës s[ vet.
Sot, në vendet e zhvilluara ekzistojnë statistika rreth
numurit, grupmoshave apo profesioneve të atyre që vrasin veten, por përgjigje
të plota për shkaqet bazë të dukurisë nuk ka. Detyrimisht nuk mund të ketë edhe
mënyra për ta parandaluar. Në një jetë ritmi i të cilës sa vjen e shtohet dhe
me të bashkë edhe stresi, kur kërkesat për fëmijët e të rinjtë për të qënë të
sukseshëm rriten në mënyrë absurd, detyrimisht do ketë rritje të numurit të
vetvrasjeve. Nuk ka mundësi të ketë statistika mbi raportin e tentativave me
vdekjet, se duke përjashtuar rastet kur ata që tentojnë, përfundojnë në spital
të lënduar, askush nuk raporton.
Ndër tentativat për vetvrasje, përmenden edhe një numur jo i
pakët i “përpjekjeve të gënjeshtërta”, të cilat individë edhe të dëshpëruar, e
bëjnë duke menduar se mund të dalin nga situata të vështira, duke tërhequr
vëmendjen e njerëzve që i rrethojnë ose autoriteteve. Më të shpeshta janë
kërcënimet për vetëvrasje, të cilat bëhen nga njerëz egocentrikë, që jo vetëm
duan të arrijnë me çdo mënyrë qëllimet e tyre, pork anë edhe kënaqësi të bëjnë
të ndjehen fjtorë për gjendjen e tyre njerëzit e afërt. Të tillët nuk arrijnë
kurrë në tentative të vërteta, por mund të vazhdojnë me muaj të kërcënëjnë, se
do ta bëjnë një ditë të pabërën.
Keto dite më ka qëlluar të dëgjoj dy histori të këtij lloji,
të ngjashme deri diku me njëra tjetrën. E para është e një gruaje të moshuar, e
cila ka humbur bashkëshortin dhe vazhdimisht jo vetëm përsërit “gjëmën”, që e
ka gjetur, por edhe deklamon se së shpejti do gjejë helmin e duhur për t’ dhënë
fund jetës. Familjarët e zënë në faj, mundoen ta sigurojnë se do bëjnë ç’të
jetë e mundur, që të mos i mungojë asgjë, por e moshuara e tronditur, sa hap
sytë e deri sa I drejtohet shtratit përsërit të njëjtin refren.
Rasti I dytë, është I një bashkëshorti jo shembullor, të
cilit e shoqja i ka thënë që do të divorcohet. Pasi ka parë se qëndrimi
burrëror me “Kjo s’do ndodhë kurrë!” nuk ka bërë efektin e duhur, edhe ky për
të mos lejuar humbjen e partneres dhe bashkë me të të konfortit, deklaron se
nuk mund të ketë gjyq, pasi ai “do ketë vrarë më parë veten!”
Deklarata të tilla, nuk tregojne thjesht mungesen e
pergjegjësisë dhe egoizmin e atyre që i bëjnë. Në një farë mënyre edhe sjellja
e tyre është një sëmundje tjetër mendore, por më e lehtë për tu kuruar. Një
qëndrim i ftohtë dhe i vendosur i të pranishmëve gjatë skenave i kthen ata në
një gjendje thuajse normale, deri sa kuptojnë, që përsëritja nuk ka për të
pasur kurrë frytet që presin.
Këto shembuj dhe shikimi i vetvrasjes apo mundësisë së
vetvrasjes nga të tjerët, na shpie në një pyetje filozofiko dhe morale të
rëndësishme:
A është të jetuarit e Drejtë apo Detyrë? Apo është Gjithshka
që kemi dhe nuk mund të klasifikohet as si e Drejtë dhe as Detyrë?
Njeriu vjen në këtë Jetë pa vullnetin e tij. Jeton atë që
quajmë jetën individuale brenda një shumatore jetësh të tjera të individëve, të
cilën e quajmë jetë shoqërore.
A ka të Drejtë të largohet kur e gjykon se është mirë për të
apo ka për Detyrë ta jetojë deri në fund?
Kjo pyetje nuk mund të ketë një përgjigje të vetme. Varet
shumë nga kushtet e çdo individi. Një gjë ama është e sigurt:
Askush nuk ka të Drejtë të kërcënojë të tjerët se do
vetvritet e do ju shkaktojë Dhimbje dhe ndienjën e Fajit!
No comments:
Post a Comment