Sunday, 9 August 2026

Zelenski dhe Kosova


Ka një reagim çuditërisht histerik nga shqiptarët në mediat sociale ndaj deklaratës së Vllodimir Zelenskit për Kosovën gjatë vizitës së tij në Beograd.

Nuk di pse ne habitemi nga një qëndrim i tillë, qëndrim i cili ka qënë i njëjtëpër Ukrainën, që kur është krijuar Kosova. Në politikë nuk ka reciprocitet të pastër, se mbizotëron interesi kombëtar i çdo vendi. Ukraina më shumë se sa Rusia nuk është e interesuar që të njihet Kosova si shtet i pavarur. Ajo ka probleme shumë të ngjashme me ato që quhen krahinat në lindje të Ukrainës dhe që janë me shumicë të popullsisë ruse. Nëse do njihte Kosovën do i jepte një kartë më të fortë Rusisë (dhe të tjerëve që e mbështetin atë), që i njëjti standart duhej të zbatohej edhe për krahinat me shumicë ruse. Por ata këmbëngulin në tezën e “mosndryshimit të kufijve” dhe ndaj nuk mund të jenë në krah të shtetit shqiptar.

Të njëjtën gjë bën edhe Spanja, për të mos lejuar kërkesat për Indipendencë të Katalonasve dhe Baskëve. Madje Spanja nuk është as vend sllav sikundër është Ukraina.

Por a është Zelenski mosmirënjohës, veçanërisht ndaj Ramës, si e trumbetojnë disa shqiptarë që nuk e duan Ramën?

Unë mendoj se Presidenti ukrainas ka pasur shumë mbështetje nga Europa, sa që mbështetja e Ramës është për të e papërfillshme. Ne jemi një vend i vogël, i varfër dhe i dobët ushtarakisht, sa që nuk ngremë peshë në politikat europiane veç atyre që lidhen me Ballkanin. Rama mund t’i shërbejë Vllodimirit për propagandë brenda Ukrainës për të thënë: “Ja dhe një kryeministër shumë i gjatë është me ne!”, por as i bije ndërmend nëse na ka pro apo kundër. Ne duhet ta kuptojmë se sa peshë kemi.

Por a duhet të na hedhë kjo në anën e Putinit?

Edhe kjo nuk ka se si të ndodhë për dy arsye:Epara se aspirojmë të hyjmë në BE dhe e dyta, se Putin është aleat i Sërbisë dhe njëkohësisht Rusia ka qënë tradicionalisht kundër interesave të Shqipërisë.

Do kishte qënë më mirë, që Rama “mos hapej shumë“ në mbështetjen e tij për Ukrainën, por ky është kryeministri që kemi. Do të tregohet më i rëndësishëm se sa është dhe kështu që sa ta ndihë vendin dhe çështjen shqiptare e dhj.. më keq!

Sigurisht duhet të dimë, që edhe Ramës nuk i bije ndërmend as për Ukrainën dhe as për Kosovën, se ka në fokus vetëm Edin, të birin e Kristaqit. Nëse interesi personal ja do të kthehet kundër Vllodimirit dhe në anën e Vladimirit, e bën sakaq.

Ndaj le ta lemë Zelenskin në hallet e tij, se vërtet po nxjerr ndonjë “para të mirë“ nga lufta, por ka para edhe rrezikun që ta fusin në burg kur të mbarojë lufta.

Po luftojnë Hajdutë, që mbështeten ose kundërshtohen nga Hajdutë dhe për të keqen e atyre familjeve ukrainase dhe ruse që po humbin fëmijët në luftë.

(Ky i joni Hajdut nuk është se është shumë i gjatë!)

No comments:

Post a Comment