Wednesday, 12 August 2026

Gjoli i Maliqit dhe ne


Kam dëgjuar shpesh biseda për Gjolin e Maliqit. Kështu e quanin më të mëdhenjtë , kur isha fëmijë. Thuhej edhe këneta, por më tepër gjoli. Kishte një lloj nostalgjie për të, sepse në vitet ‘60, kur kishin filluar plazhet në masë, ne korçarët kishim vetëm pishinën e qytetit. Liqeni i Ohrit na dukej i largët, se edhe transporti ndërqytetas nuk ishte i shpeshtë.

Por nostalgjia nuk i takonte pjesës së banjave të ujit apo notimit, sepse nuk kujtoj të jenë përmendur, që ka pasur veprimtari të kësaj natyre para tharrjes. Flitej për peshkim, gjueti rosash dhe për “kunupë“. Gjithashtu edhe për shumë “shavar”, i cili përdorej për karriget e zkonshme të shtëpive të banorëve të qytetit dhe fshatrave.

Në biseda më të ngushta, flitej për vuajtjet e atyre qëkishin punuar në tharrjen e kënetës, veçanërisht të persekutuarit e kampit të Vloçishtit. Nuk përmendeshin se sa mirë ishte bërë, që këneta ishte tharrë, por propaganda e qevrisë herë herë përmendte se ishin përfituar kaq e aq hektarë tokë bujqësore. Përgjithësisht, bonifikimi i Kënetës quhej një çështj e mbyllur. Ishte ngritur Ndërmarja Bujqësore e Maliqit, kryesisht me tokat e bonifikuara dhe ndoshta edhe disa kooperativa kishin toka , që më parë kishin qënë nën ujë. Edhe për to uë nuk kam idenë nëse ishin mesatarisht pjellore apo jo, veç që kujtoj se kur shkonim në aksion për vlejle misri, ato dukeshin të paqëndrueshme. Ishte një torfë, që dukej sikur tundej edhe nga pesha jo shumë të mëdha.

Kur isha student dhe “gërmoja” në shtypin e para Luftës së Dytë, pata lexuar shumë artikuj nga secialistë vendas dhe të huaj për domosdoshmërinë e tharrjes së Gjolit. Ndaj më ishte dukur një ndërmarje e logjikshme dhe jo si ato të hapjeve të rrugëve në zonat malore me kazma dhe lopata, menjëherë pas luftës.

Pas rënies së Diktaturës dëgjoje ndonjë ‘thirrje malli”, kryesisht nga ata që merren me gjueti dhe peshkim, por jo më shumë se kaq.

Idea për rithimin e gjolit si ekosistem m’u duk e çuditshme para disa ditësh në Facebook. E ngrinte një inxhinier, që ka qënë një kohë të gjatë drejtues i Sektorit të Urbanistikës në institutin nr 1 në Tiranë. Quhet Gjergji Kotmilo. Nuk di nëse kam shkruar më parë për të, por sa herë e kam dëgjuar të flasë për urbanistikën dhe arkitekturën , jam bindur gjithnjë e më shumë se di shumë pak. Për heë të parë e kam dëgjuar kur isha student në vitin 1982.

Nuk them se konsiderata tepër e ulët për të si specialist ndikon në një paragjykim të idesë. Mund të isha më i rezervuar në kundërshtim nëse do e dëgjoja nga një specialist i shumë fushave dhe serioz, por gjithsesi do e kundërshtoja. Pikërisht sepse ide të tilla nuk na duhen në këtë kohë të paqëndrueshme politikisht dhe me shumë korrupsion. Edhe ndonjë ide shume e mirë duhet shtyrë në të ardhmen, në mënyrë që të ketë më pak abuzime. Por gjatë diskutimit pashë se Gjergji nuk ishte i vetëm në budallallëkun e tij. Kishte mbështetje nga Skënder Kosturi (një inxhinier hidro, të cilin nuk e njoh) dhe nga agronomi Ilia Ballauri.

Për këtë të fundit mendoj se ka një lloj nostalgjie për të kaluarën, që ndoshta gjykon edhe në idea e rikthimit të Gjolit, por për të ditut nga “dynjaja’ di shumë më shumë se Gjergji.

Globi nuk mund të rikthehet në gjendjen e “kopështit të Edenit”. Ndposhta do ishte mirë, por është e pamundur. 7 miliard njerëz kanë zëvendësuar “dyshen Adam- Evë“, ndaj dhe natyra është prekur , shpesh në mënyrë katastrofike. Por nuk mendoj se kjo ka ndodhur në Fushën e Korçës, megjithse jam i hapur të dëgjoj njerëz me njohur të thella, se si jetohej para Gjolit dhe pas tij. Deri në atë çast do zgjedh të kundërshtoj çdo ide grandioze (dhe të marrë) për rikthimin në origjinë.

Gjithashtu nuk dua të spekuloj, se pas idesë ka interesa të caktuara politiko-ekonomike, sepse nuk e besoj këtë gjë. Por i trembem spekulantëve me pushtet , që mund të kapen pas çdo ideje, që kërkon investime të mëdha për të fituar vota, si dhe për të mbushur xhepat.

Një ditë, korçarët do jenë edhe më të mënçur edhe më pak të korruptuar për të vendosur sa më drejt për raportet e tyre me natyrën, me zhvillimin e zonave të banuara dhe me çdo gjë tjetër, që përmirëson jetën e të gjithëve.

No comments:

Post a Comment