Sunday, 9 August 2026

Më folë o vashë!

Me atë zë të plotë dhe të kadiftë më folë!

Më trego për të fshehtat që dot s’i pashë,

I mbyllur në “gulagun “ tim,

Ku nuk nginjesha me verë

Po vargje nuk dëgjoja o vashë!

Më thuaj diçka nga Shekspiri

Me zërin tënd të plotë,

Le të jetë nga mëdyshja që pat Biri,

Nga ligësia e Ledit Makbeth,

A nga të Ofelisë lotë.

E nëse bardi anglez nuk të “ngroh”

Më folë me të Pitarkës tingëllima.

Jam larg

Dhe acari lirën së tepërmi e ftoh,

As nuk dëgjoj

Dhe as nuk thurr dot rima.

A në do më pëshpërisësh në vesh

Me zërin tënd të kadiftë

Të Majakovskit vargje të lira,

Hekurat e “gulagut” do përthyej

(Perëndia më ndiftë!)

Olimpit do i ngjtem

Do shpresoj se do ndodhë më e mira!

No comments:

Post a Comment