Monday, 10 August 2026

“Artistët” apolitikë


Më ka rënë në sy pjesëmarrja gati minimale e artistëve shqiptarë në Revolucionin Flamingo. Ishin shumë më të shumtë artistët, të cilët manifestuan kundër SPAK-ut për arrestimin e Erion Veliajt edhe pse ishte një ditë e vetme dhe në një qoshe të Tiranës. Nuk të ze syri tani balerinë, këngëtarë, kompozitorë, piktorë, aktorë, që të marrin fjalën në protestat para Kryeministrisë. E njëjta gjë ndodh edhe në qytetet e tjera. Në Korçë, i vetmi që ka të bëjë me botën e artit dhe ngre zërin është koleksionisti i artit Gjergji Thimio, që artist nuk ësht.

Shumë syresh mund të justifikohen se “nuk merren me politikë“, të tjerë mund të mbrohen me faktin “është sezon i ngarkuar artistik” dhe të tjerë mund të mos kenë nevojë fare të shprehen, sepse “axhenda e ngarkuar, nuk i ka lënë të mësojnë se ç’janë Flamingot dhe se ç’farë kërkojnë“.

Përgjithësisht në botë, artistët janë të parët që ngrihen kundër regjimeve, sepse janë më “të ndjeshëm” ndaj vuajtjeve të popullit të tyre. Dhe nuk mund të themi se në një vend si shqipëria, ku korrupsioni është marramendës, ku pensionistëtë nuk dihet si mbijetojnë, ku për shumë të sëmurë me kancer nuk bëhn trajtimet e duhura, ku minoritetet shkelen, ku sindikatat mbyten, nuk ka probleme të cilat mund të skandalizojnë artistët/ E megjithatë më të shumtëtë kanë zgjedhur të heshtin, ose të “ngrenë zërin” në kafe dhe bare.

Por këto ditë, pashë një artist nga Korça (nuk jam i sigurt se cili nga vëllezërit Prifti), që i drejtohej hapur në një video kryeministrit Rama dhe e “dërmonte”për vendimin, që të ndalohen shfaqjet në natyrë pas një ore të caktuar dhe kur zëri e kalon 45 decibel(nëse nuk e gaboj shifrën). Pashë që artistët kanë ndjeshmëri, por kur preket ajo që lidhet me ta dhe që është “fitimi i lehtë i lekëve”. “Po normal!” do hidhet ndonjë artist apo mbrojtës i artistëve. Nuk është aspak “normal”, se këta artistë po fitojnë mirë dhe parapëlqejnë të bëhen “puthadorës” të pushtetarëve si bënë mbrojtësit e Veliajt, apo si bën Inva Mula dhe të tjerë në Korçë. Por kur është puna, që “decibelët” i detyrojnë të lodhin pak më shumë “gjyrykët” e tyre dhe si rrjedhojë mos hanë dhe pinë ndërsa këndojnë, protestojnë.

Unë nuk di se sa artista janë vëllezërit Prifti, se nuk kam dëgjuar ndonjë koncert të tyre, por “videoja shpërthyese” e njërit prej tyre tregonte se jo vetëm nuk janë të angazhuar në jetën shoqërore shqiptare, por nuk dinë të flasin as si Vrenozi. Dhe për mendimin tim, shoqëria mund të përfitojë shumë pak nga këta lloj artistësh, që njohin vetëm mikrofonin, dy shkallë muzikore dhe rakinë.

Lexoni nga pak më shumë të dashur artista, që mos përfundoni në “tallavista” të pushtetit!


No comments:

Post a Comment