Tuesday, 18 August 2026

Kontrapunti

 

Bashko metalin e diezeve

Me butësinë e minorit

Do ndjeni ngrohtësinë e rrezeve,

Dhe thellë kraharorit


Shpërthimi i një llave muzikore

Do mbulojë shkretëtirën

Elegancës së harqeve i shtoni

Drithërimin që përshkon lirën,


Dhe më tej në nota lart shtoni

Rrëzëllimin e tunxhit

Timpanët lini të kumbojnë

Gjithkush do zgjohet prej gjumit.


Pra nëse rrokim mjeshtërinë

Nuk mbetemi kurrë të fundit

Në një qiell më lart ne shkojmë

Tek meloditë e Kontrapuntit.

No comments:

Post a Comment