I jam dorëzuar vapës
Dhe as për oazin e syve të tu nuk dua të di.
Përbetimet humbin vlerën
Në këtë korrik përvëlues.
Nuk jam më i ri
Kur gjithë shpresë e prisja verën,
Për tu endur zbathur plazhit zhurrmues.
Ti rrije nën një hije
Me një libër
Për të ruajtur delikaten lëkurë
Dhe ndërsa ecja dhe s’të gjeja
Dhe s’të gjeja se nuk dija ku ecja,
Ndaj nuk u takuam dot kurrë.
Ti përsëri çlodhesh diku nën një hije,
Ndërsa mundohem të të gjej
Dhe të kërkoj prapë,
Edhe pse e di që sytë nuk janë më të lagur
Nuk mund më asgjë prej tyre të pi.
Eshtë një fundkorriku i çmendur
Plazhi është shumë larg
Ashtu si vitet e rinisë sim;
Etje nuk kam më si më parë,
Dielli djeg,
Oh sa shumë vapë!
No comments:
Post a Comment