Tuesday, 4 August 2026

“Rilindja” e qëndrave të qyteteve shqiptare


Një mik i mirë i imi, i cili jeton në Amerikë, kishte bërë një udhëtim dyjavor në jug të Shqipërisë pas shumë vitesh, që nuk kishte qënë në Atdhe dhe kishte mbetur i befasuar. Nuk e pyeta se kur kishte qënë për herë të fundit në qytetet, të cilat i kishin lënë mbresa të pashlyeshme, por nuk kishte shumë rëndësi, se dhe unë nuk mbahet mend se kur kam qënë herën e fundit në Përmet, Berat dhe Fier, që ishin disa nga qytetet që e kishin befasuar ve]anërisht me ndërhyrjet në Qëndrat e tyre.

Ai pat pirë disa mëngjese kafe në qëndër të Beratit dhe i ishte dukur di]ka më e mirë se qëndra një qyteti të të njëjtës madhësie në SHBA. Edhe pse nuk e kam parë qëndrën e rinovuar të Beratit, e besoj, sepse vetëm të shohësh Mangalatin nga një tryeze kafeje jashtë, është vërtet një pamje që nuk e has kudo. Unë nuk di se si është ndryshuar Fieri, Përmeti apo Lushnja, se nuk kam qënë në ato qytete, që në kohën e Diktaturës së Merhumit.

Dyshimi im (jo i bazuar) rreth ndërhyrjeve të Rilindjes Urbane vinte vetëm nga ato ]’kisha parë në Tiranë, Kor]ë dhe në Golem. Edhe në Elbasan kam kaluar në qëndër dhe nuk më ka lënë përshtypjen e një transformimi rrënjësor estetik

E kam përmendur për Tiranën, që është shembull ilustrues se si Liria Ekonomike vepron për mirë. Tirana e vitit 2025 është shumë më e mirë se ajo e vitit 2004, por e keqja e madhe e saj është se financimet e shumta në ndërtim janë “kanalizuar “keq dhe kanë ndodhur dëme të mëdha, sidomos brenda Unazës së Vogël, dëme këto që janë prekur nga shumë kritikë të arkitkturës ose edhe të fushave të tjera.

Nisur edhe nga ndërhyrjet tepër të këqija në qendrën e Kor]ës, për të cilat është stërshkruar, nuk ka qënë tepër e palogjikshme që të vija në dyshim Rilindjen Urbane të qyteteve të tjera të Jugut. Por gjithashtu unë rezervoj të drejtën të “flak dyshimet” nëse vizitoj Përmetin dhe “le mendjen” nga bukuria arkitekturore e qytezës provinciale të viteve ‘80. Atëhere do ja marr me siguri një avazi përmetar dhe të thurr vargjet “O Përmet o xhenet!’ , madje edhe të mendoj të vendosem në atë vendbanim me njerëz të butë. (Nuk ndodh kurrë asnjë krim.)

Për tu rikthyer në përpjekja e Ramës, që donte t’i kthente qytetet tona, si “ato zonjat që vishen mirë dhe bëjnë edhe një makiazh të hijshëm”, mendoj se ja ka arritur suksesit edhe pse paratë e taksapaguesve janë vjedhur pjesërisht. Miku im (vizitor i Jugut) është i dyti shqiptaro-amerikan (me mend), që këmbëngul se Shqipëria është një vend me zhvillim arkitekturor dhe me jetë qejfi, që i bën të mendojë rikthimin thuajse të plotë në Atdhe.

Të dy madje nënvizojnë edhe shërbimin e shkëlqyer në lokalet shqiptare, qofshin bare apo restorante. Unë nuk di se në cilat lokale shkojnë ata, por kur kam qënë në Tiranë dhe në Kor]ë, kam hyrë edhe në “qylhanka”, por edhe në lokale mbi mesatarët. Nuk kam shkuar në Sheratoni në Tiranë apo në Vila Borgjeze në Kor]ë, por në disa vende kam qënë. Kërkund nuk kam “lënë mëndjen” nga shërbimi, por ndoshta më ndodh se jam i prirur të gjej të meta. Shembuj anekdotikë mund të përmend plot, por nuk dua të dal nga fusha e arkitekturës, e cila nuk varet aspak nga sjellja e kamarierëve, banakierëve apo pastrueseve.

Edhe në interieret e lokaleve gjeja po të njëjtin parim të Ed Ramës – gra të pispillosura me makiazh të mirë, që të lenë mbresë kur hyn.Vërtet janë shumë më luksozë se restorantet që kanë të njëjtat ]mime në Kanada apo në SHBA. (Banjot lenë pak për të dëshëruar, por edhe zonjat që pispillosen nuk janë gjithnjë tepër higjenike.) Pra pronarët kujdesen që mjediset e brendëshme të jenë të një klasi të lartë. Ve]anërisht në Tiranë. Por mua më tepër se lokalet, në një qytet që vizitoj, më duhen më shumë hapësirat, qarkullimi i lehtë i mjeteve, pjesët e gjelbëruara dhe këndet e lojërave të fëmijëve, pasqyrat ujore dhe ndërtimet që nuk i bëjnë hije njëri tjetrit.

Nuk i kam gjetur këto në Tiranë, Kor]ë dhe Elbasan.

Do i gjej vallë në Përmet?

Atëhere do them me plot gojë, që mezi po pres Rilindjen Urbane 2.0.

No comments:

Post a Comment