Thursday, 20 August 2026

Oqeaneve

Të pata premtuar se do kaloja oqeanet,

Ti - se do prisje njëmijë vera.

Me trapin e Meduzës u nisa

Me shpresën se një verë

Atë kur piqen luleshtrydhjet

Kur teposhtë zgjaten lianet

Tek ti do mbrrija

Të na mbulonin puthjet.

Gjithë dallgë ishte Oqeani i Qetë

Furtuna ngriheshin mbi Atlantik,.

Me shpresë Yllin polar të shihja,

Kur përndaheshin retë,

Dhe erën pas shpinës të kisha

Për të ecur më me vërtik.

Gjithë viteve shi binte

Dhe gjëmonin vetëtimat,

Uji ngjitej mbi trap nga gjithë vrimat,

Kripa m’i përthante plagët,

(Ato të mendjes nuk duronin dot kripë)

Nuk mbrrija dot në ishullin përfshirë nga flakët.

Ti atje ishe,

Vallzoje mes zjarresh

Që çuditërisht ishin të kaltër,

Nuk dija sa milje kisha përshkruar,

Unë nuk i kisha numuruar dot vitet.

Ata kishin qënë katër.

Në atë udhëtim të mundimshëm

Që më ishte dukur jo më shumë

Se dymbëdhjetë orë,

Rreth tokës trapi rrotullohej në ujë

Nuk mbërrija dot në stere

Oqeanit mbeta sërish

Si një lundërtar i gjorë.


No comments:

Post a Comment