Në këtë “lëmsh” ku ndodhet Bota sot, të gjitha sytë janë të drejtuar nga Ushingtoni, sepse ç’do ndodhë atje këtë nëntor përcakton të ardhmen e miliarda njerëzve në botë. Për fat të mirë apo të keq është kështu. Të paktën prej rënies së Murit të Berlinit.
SHBA është fuqia më e madhe ekonomike dhe ushtarake në botë, me diferencë nga të tjerat dhe njëkohësisht me me një ndikim edhe më të madh se sa është diferenca e saj ekonomiko-ushtarake me të tjerët. Ndaj jo vetëm këtu ku jetoj, që është një shtet ku fqinji i vetëm është vendi që drejtohet nga Trump, por edhe në Bruksel, në Lindjen e Mesme, madje dhe në Pekin dhe në Moskë sytë janë të drejtuar tek Amerika dhe presin me ankth se çdo ndodhë në nëntor të këtij viti.
Kjo duket qartë në titujt e lajmeve në mediat më të rëndësishme botërore, në takimet shumëpalëshe të politikanëve, në ndjeshmëritë e bursave, në dekratat e njerëzve më me ndikim sot në botë.
vërtet ka qënë kështu në 35 vitet e fundit, por është bërë edhe më e madhe, për shkak të paparashikueshmërisë të veprimeve të Trump, që është në krye të Shtëpisë së Bardhë. Tashmë politikat amerikane janë shumë të ndryshueshme dhe jashtë rregullave të zakonshme që ndiqnin më parë dhe që kishin në themel – Interesat Kombëtare të Amerikës.
Për herë të parë në 80 vitet e fundit, tek kjo Shtëpi e Bardhë u pa një sjellje e egër ndaj Europës dhe Kanadasë, shprehje të hapura për shtimin e kontrollit ushtarak mbi rajone ku nuk kishte eskluzivitet më parë, simpatia dhe mbështetja për autokratët, si dhe një njehsim të politikave të jashtme për Lindjen e Mesme me ato të Izraelit.
Si rrjedhojë jo vetëm raportet me aleatët dhe me vende të tjera në Botë janë tejet delikate, por ç’ka është më e rëndësishme, polarizimi politik brenda Amerikës po bëhet gjithnjë dhe më i madh. “Efekti Trump” ka qënë dhe është shumë herë më i madh se sa parashikohej në vitin 2016, kur ai konkuroi për herë të parë për President.
Tashmë pritet një pëplasje edhe më e madhe “elektorale” midis kandidatëve të MAGA dhe të së djathtës ekstreme me kandidatët kundër Izraelit dhe të së majtës ekstreme. Forcat e moderuara të të dy partive të mëdha janë duke humbur terren dhe si rrjedhojë edhe elektorati amerikan ka për tu bërë më konfliktual se sa ka qënë deri më sot. Ka të ngjarë, që republikanët të humbin edhe Senatin dhe Kongresin, por edhe nëse humbasin vetëm këtë të fundit, do pritet një luftë e ashper politike në dy vitet e ardhme dhe shumë pak konsensus.
“Po le të çajnë barkun amerikanët!” mund të thotë me mendjelehtësi dikush, që nuk e ka të qartë se sa e rëndësishme është jeta politike brenda Amerikës për të ardhmen e Globit.
Duam nuk duam ne, se si do ravijëzohet jeta politike në Amerikë ka për të pasur efekt në jetën politike të gjithë vendeve europiane dhe demokracive në botë. Do ketë edhe tek to ashpërsim të luftës politike dhe forcim të partive në ekstremet e spektrit politik. Për më tepër çështjet “për jetë a vdekje” të Globit , që janë Ngrohja e Përgjithshme dhe konfliktet e armatosura do jenë në varësi të njeriut që ka tani Shtëpinë e Bardhë dhe të atij që do e ketë në të ardhmen.
Sigurisht që në të ardhmen është doosdoshmëri mos jetë JD Vance apo Marko Rubio, por nuk është më mirë as të vijë Aleksandra Kortez.
Njerëzimi kërkon njerëz të moderuar, por dhe që mos jenë njëkohësisht shërbëtorë të përulur para Korporatave.
Ku do gjenden?
Kët nuk mund ta gjejnë as qindra njerëz s[ bashku, që kanë sejcili nga dhjetë herë më shumë mend se unë.
No comments:
Post a Comment