Sunday, 9 August 2026

Migjeni

Të quaj me fat Millosh,

Po aq sa i them vetes, që njoha Artin tënd!

Ti ishe lindur shumë para kohe,

Madje të kishte rrënë koka,

Gjuhën pate mësuar

Në një të gabuar vend!

Nëse nuk do ishe tretur

Atë pasdite gushti nga vrasësi “verem”

Dhe do ishe kthyer

Atje ku ndjeje dhimbje për “Lulin e vocërr”,

Ku fshikulloje ata që nxjerrin helm,

Do të të ishin sulur “derrat e kënaqum”

Dhe do të të kishin mbyllur në të ftohtë qeli

Për të të vrarë më pas,

Pa pyetur se sa i brishtë ishe,

Pa dashur të dinin se ishe gjeni.

Dhe unë nuk do e lexoja dot “Vjeshtën” tënde

Më të bukurën poezi të zbritur Parnasit,

Në këtë botë që ka kaq pak si ti,

Ku nëse je mrekullisht i mënçur dhe i mirë

Të vrasin.

Eshtë çmenduri, që po them se ishe me fat,

Se ike kur ishe vetëm njëzeteshtatë,

Por po të ishe gjallë do të të zhduknin,

Sëbashku me këngët dhe tëndin Art,

Që sjell veç dritën

Dhe në më të errëtën natë.

Sa dua që çdo rrokje që stise

Përmëndësh të përsërit në këtë hapësirë bosh.

Jam ndjerë më mirë se të kam njohur Ty,

Kam prekur tëndet figura,

Edhe pa qënë në ato vise

Ku shihje dhe shkruaje

I përkryeri Millosh.


No comments:

Post a Comment