Ajo u hodh vetëtimthi para gjogut tim
Me dëshirën e marrë për tu vetvrarë
Atë pragagimi në gusht.
I miri shoku im u ngrit në ajër
Për të mos e prekur,
E ndjeu se me vrullin e tij dhe të saj
Në vend do e linte të vdekur.
Por diçka tepër të thellë kishte në atë kërcim të beftë
Që mua mu duk si i fundit akt,
Ajo kishte kohë kaçubes priste
Të ziun gjog të shkonte,
Diçka t’i thoshte,
Ndoshta se kishte qënë ai,
Ai fajtori që ishte prishur i bukuri pakt.
Ndaj edhe pse ai e mbrojti
Nga i sigurti fund i tmerrshëm,
Diçka prej saj,
Ndoshta një pjesë briri,
E bëri ndëshkimin për gabimin e hershëm.
I djathti sy i hamshorit
Në çast u shprish,
Ndërsa nuk kuptoja,
Nëse plot pezm,
A me një dëshpërim të nginjur
Ajo vraponte drejt një shtegu dhish.
E përkëdhela mikun e plagosur,
Ajo tashmë ishte larg,
Qemë vetëm ne të dy.
Unë,
Më i mençur dhe me më pak fuqi
Se dy gjallesat e tjera
Dhe miku im,
Nga një dashuri e gabuar plagosur në sy.
No comments:
Post a Comment