Tuesday, 4 August 2026

I kryqëzuari

E ndesha të kryqëzuarin

Jo në një pikë ku udhët ndahen;

Drejt lavdisë të shpije e para

Dhe drejt mundimit e dyta të degdis.

Ai buzëqeshte hidhur

Me sytë në një pikë përqëndruar

Bujar,

Jetën po e falte pa ditur se kujt,

Gjithshka tjetër e kishte dhuruar që në lindje.

Bekimin,

    Mirësinë,

        Dashurinë pa kushte,

Në të largëtin vend,

Ku korbat krrakaritnin mbi një lis.

Kishte zbritur nga kryqi

Dhe më shtronte para bukë dhe verë

Në një tryezë druri të thjeshtë

Duke më lënë përshtypjen

Se isha i panjohur për të

Dhe pse më kishte njohur menjëherë,

Unë mëkatari

Nuk hiqja dot trupit krenarinë time të kotë,

Dërdëllisjet me njohuri të cekëta

Humorin e fshehur në kindat e buzëve

Gjthshka tjetër vanitoze që ka kjo botë.

Ai buzëqeshi pa më parë

Dhe më pa edhe me të tijën prekje.

Nuk munda ta kuptoja kurrë se ç’mendoi

A brenda kryeve të mija ishte gjithë kohën

I kryqëzuari aq i përbotshëm,

Për të cilin u betova

Se nuk do e shoh më deri në vdekje

No comments:

Post a Comment