Ku dihet, nesër ku i dihet,
Se mbi ç’gjë dora mund të vihet.
A mund të shpresojmë tek të detit valë
Dhe ballin ta mbajmë lart,
Mos ji kaq serioze, s’i dihet.
Rusët, rusët dhe amerikanët.
Pa lot, mos u ndal sa të ndrisë gjithë anët
Dielli dhe pa ndryshuar toni
Që tani nuk më mrekullon
Një natë e zjarrtë na rrethon
Duart m’i mbaj më pranë
Do lindë dhe nuk do friget djali i jon’.
E kush e di si do jetë ai i uruar
Se cilat shtigje ka për të çarë
Se c’do mbajë në duar, të tijat duar
Mundet që qiejt të marrë
Të fluturojë deri mbi re.
O sa e bukur je!
Ardhmëri do e quajmë nëse do jetë çikë
Njç emër, që si neve sonte, të sjell frikë
E bukur do jetë, do ngjani si e ujit pikë,
Por mos u ndal, dua të të puth më shumë
Sytë mbylli e mos u tërhiq më tepër.
Këtu e gjithë bota më duket e qelqtë
Dhe copëza bëhet si një figurinë e vjetër.
Edhe pak, lëviz pak më shpejt, e bekuar,
Më poshtë, mes reve në heshtje, më poshtë,
Ashtu mund të arrijmë tek hënëza, po hënëza
Por nuk është e bukur si ty kjo hënë
Eshtë një çupërlinë amerike.
Kthehu në brinjë, më poshtë
Merre ti në dorë se u lodha, më poshtë
Mes rrezesh dhe një rrahje zemre, më poshtë
Dielli është aty, mos ki frikë.
Po ç’diell, kjo është e akullt kurorë
Ky diell është një zgjedhë e hekurt pa dashuri
Dashuri,
Oh dashuri,
Dashuri.
Lehtas, lehtas, më lehtas tani rreh
Zemrën ta ndjej, ej më thuaj si je?
Sy kaq të bukur sa të tutë s’kam parë
Po mos i fshih, mos i lag duke qarë,
Kokën pas mos kthe, duart mos i fshehësh,
Presim që dita të ndrijë,
Një zë lehtas të na zgjojë,
Të presim të pushtuar pa frikë, deri nesër.
Shumë e bukur…
ReplyDelete